Uji Dea

Poeti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Arben Kurteshi

Uji Dea

Shkronja, shkronja
Fjalë, fjalë
Shkruan rreshta
Dalëngadalë.
Faqe, faqe
Tituj, tituj
Pa u ndalur
Shkruan kapituj.
Shkruan bashkë
Me vetveten
Ditën, natën
Shkruan tërë jetën.
Dhe kur ikën
Lë pas dhurata
Me vepra të shkurtra
E me vepra të gjata.