Eko Higjiena

Duke ikur nga policia, godet veturën zyrtare, prangoset i dyshuari

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Zebincë të Artanës i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, është takuar duke bartë dru ilegalisht me traktor, por i njëjti nuk është ndalur në shenjën e policit, por ka ikur me traktor, me ç`rast në ikje e sipër e ka goditur edhe veturën zyrtare të policisë.

Policia e Kosovës nga stacioni policor i Novobërdës kanë arritur ta ndalin të dyshuarin, ai është dërguar në stacionin policor në Novobërdë ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

ARKATANA

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshimti dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet gjykatës si “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/