FIDANISHTJA

Vushtrria eliminon Gjilanin nga Kupa e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për shkak të fushës së rënduar në Gjilan, ndeshja është zhvilluar në fushën sintentike në Ferizaj, e vlefshme në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ashtu siç është pritur se do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar ashtu edhe ndodhi, futbollistët e Gjilanit patën rastet e tyre nuk i konkretizuan ndërsa Vushtriasit arritën që nëpërmjet një goli të eliminojnë “kuq e bardhët” nga Kupa e Kosovës dhe me meritë të kualifikohen në gjysmëfinale.

Gjatë tërë ndeshjes futbollistët e Gjilanit ishin më të mirë se Vushtriasit por ju mungoi goli duke mos shënuar nga pozitat ideale.

Në minutën e 7-të, Edon Sadriu dështon nga pozita qind për qind duke mos gjetur rrjetën mysafire.

Pesë minuta më vonë, Labinot Osmani i Vushtrrisë rrezikon por Kaqiu i Gjilanit shpëton portën e tij.

FIDANISHTJA

Sulmuesi Gëzim Rusi në minutën e 25-të, nuk arrin të gjenë rrjetën e Sadikut të Vushtrrisë edhe pse ishte i papenguar. Kur nuk shënon pëson këtë më së miri e bën Vushtriasit në minutën e 36-të, Daut Maxhuni bukur pason me kokë gjerë te Jetmir Topalli i cili nga 5-6 metra gjen rrjetën e portierit të Gjilanit, Donat Kaciut.

Raste të mira për shënim kishin edhe Hajdini e Thaqi tek Gjilanasit, por nga pozitat tejet ideale dështuan në portën e Sadikut.

Në minutën e 92-të, Betim Haxhimusa ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri nga Prishtina, Visar Kastrati.

I lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij, Isa Sadriu pas ndeshjes deklaroi.
“E respektuam shumë skuadrën e Gjilanit, na pruni në vështirësi të shumta sidomos në pjesën e dytë por qëllimin tonë e arritëm edhe pse kemi besuar vazhdimisht në rezultatin pozitiv”.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina i nevrikosur për këtë humbje ka deklaruar.
“Vushtrrisë i uroj fitoren, ne nuk shënuam nga pozitat ideale dhe kur nuk shënon nga këto pozita humbja është e pa evitueshme, për të gjitha ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në klub do të bisedojmë me pronarin e klubit pasiqë skuadra ka zot shtëpie”./rajonipress/