Mobi Casa

Haliti: Puna e mësuesit e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit tonë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar sot mësuesve vitias me një telegram urimi për 7 Marsin-Ditën e Mësuesit.

Të nderuar mësues dhe mësuese
Festa e 7 Marsit është një ditë e veçantë për ju si mësues por edhe për të gjithë ne, pasi që pikërisht në këtë ditë përmes urimeve të shumta përcillet falënderimi për angazhimin tuaj që po e bëni në arsimimin dhe edukimin e brezave. Puna juaj është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e vendit tonë, pasi që ajo është udhërrëfyes për nxënësit dhe brezat e ardhshëm.

Uji Dea

Paçi shëndet e suksese dhe gëzuar 7 Marsi!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti