I ngacmonte dhe i kanoste prindërit, i largoj nga shtëpia, arrestohet i dyshuari
Gjilan – Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar një ankesë të paraqitur nga dy prindërit shqiptar shtetas të Kosovës, me banim në Gjilan se i dyshuari (19983), djali i tyre në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij me të cilët jeton në bashkësi familjare, ku pas një kohe edhe i ka larguar nga shtëpia.
Njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku pas arritjes tek shtëpia, i njëjti ka refuzuar tu bindet urdhrave të oficerëve policor. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion.
I dyshuari, edhe në stacionin policor ka vazhduar të ketë sjellje agresive dhe kërcënuese, për çka edhe është kontrolluar nga mjeku psikiatrik dhe ju ka ofruar edhe ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjilan.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Ngacmim” gjersa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


