UBT

Vllaznia jetë në Superligë, mposht Besën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fushën e futbollit “Dardania” me bari sintetik Vllaznia e Pozheranit ka përmbyll javën e 21 të Superligës së Kosovës në futboll duke bërë një hap gjigant në mbijetesën e sajë pasi ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 1-0.

Ndeshja është zhvilluar në qytetin e Ferizajit pasiqë fusha në stadiumin e qytetit në Gjilan ishte e dëmtuar nga reshjet e javës së kaluar duke e bërë të pamundur që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjilan.

Në një ndeshje të baraspeshuar futbollistët pozhoronas e deshën fitoren më tepër për gjatë 90 minutave duke mos ju lënë futbollistëve pejan që të mos rrezikojnë portën e portierit të tyre Arlind Gashit.

Lëndim të rënd pësoi futbollisti i Besës Benjamin Rexhoviq pasë një dueli me futbollistin kundërshtar duke lënduar rënd gjurin e këmbës u deshtë të dërgohet me ambulancë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

UBT

Ndeshja kryesisht u zhvillua në mesë fushë pa aksione dhe ishte një ndeshje me tension të lart, por futbollistët e Vllaznisë arritën objektivat e tyre në fund të ndeshjes.

Golin e fitores dhe gëzimin që e solli si te bashkelojtarët njashtu edhe ne tribuna ishte sulmuesi Mensur Livoreka i cili arriti ta mposht portierin mysafir Haxhijaj duke arritur tri pik të shpresës në garat e mëtutjeshme në Superligën e Kosovës në futboll

Në javën e 22 Vllaznia është mysafire e skuadrës së Gjilanit./rajonipress/