Hidromorava

Gjilani pëson humbjen e parë të pranverës në Skenderaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në udhëtimin e saj të javës së 21 në Skenderaj në ballafaqim me Drenicën ka pësuar humbjen e parë në stinorin pranveror me rezultat 1-0.

Fusha e futbollit “Bajram Aliu” në Skenderaj e mbuluar me lloç e ujë nuk dha kushte për tu zhvilluar një ndeshje e mirë, nëpër lloç e ujë futbollistët vendës arritën të mposhtin Gjilanin duke i arkëtuar tri pikë të vlefshme.

Në minutën e parë Hysen Tahiri i vendësve godet pingulen e Kaqiut të Gjilanit.

Sulmuesi më i rrezikshëm në ndeshjen e sotme Armend Abazi kishte tri raste të mira për shënim dy herë goditi afër portës ndërsa njëherë gjuan drejt në portierin Kaqiu
Taulant Dajaku në minutën e 20 parabollon Kaqiun e Gjilanit por gjuajtja e tij për disa centimetra shkon mbi horizontalen e Gjilanasve.

Rastin më të mir për shënim Gjilanasit e patën në minutën e 22 kur gjuajtjen e Gëzim Rusit e bllokon mbrojtja vendëse duke shpëtuar gol të sigurt

Uji Dea

Në fillim të pjesës së dytë Egzon Hyseni gjuan bukur por Neziri mbron gol të sigurt
Golin e fitores vendësit e arrijnë në minutën e 54 kur zëvendësuesi Kreshnik Uka nga ndërprerja mposht Kaqiun e Gjilanit duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0

Rast të mirë për të barazuar kishte Hyseni i Gjilanit në minutën e 65, por nuk shënon nga një pozitë ideale.

Në fund të ndeshjes pat kacafytje të futbollistëve në fushë ndërsa ky tension ka kaluar edhe në tribuna duke u përleshur tifozët e Drenicë “Shqiponjat e Zeza” dhe atyre të Gjilanit “Skifterat” nga këto kacafytje ka të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në javën e 22 Gjilani është nikoqir i Vllaznis së Pozhoranit./rajonipress/