United Hospital

Lajm i keq për trajnerin e ri të Kosovës, lëndohet Zeneli

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Arbër Zeneli është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Herenveen dhe Willem II.

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes ka marrë një lajm të keq, vetëm tre javë para dy ndeshjeve miqësor ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos.

Kjo pasi ylli i Kombëtares, Arbër Zeneli është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme të Herenveenit ndaj Willem II në kampionatin holandez.

ARKATANA

Zeneli mori një goditje në nyje, duke u detyruar të largohej nga fusha në minutën e 25, ku u zëvendësua nga Rojas.

Nuk dihet ende shkalla e lëndimit dhe sa gjatë do të mungojë Zeneli. /Express/