Eko Higjiena

Hiljana Biba gjimnazistja që pret të botoj librin e parë në webin e shkrimtarëve “Booksie”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Hiljana Biba është një gjimnaziste në vitin e fundit në shkollën “Petro Nini Luarasi”. Ajo përveç angazhimeve të saj mësimore, pas një pune katër vjeçare, ajo pritet që brenda këtij muaji të botoj librin e saj të parë në web-in e shkrimtarëve të mirënjohur online; “Booksie”, të titulluar “Më quajnë Xhulia“.

Hiljana, përse vendose të ndërmarrësh një hap të tillë ? Përse një botim online ?

Në fakt e pata tepër të vështirë të zgjidhja. Arsyeja kryesore ka të bëjë me faktin se kështu libri mund të lexohet nga kushdo, falas. Nuk është e nevojshme të paguash. Nga ana tjetër, unë i përkas brezit të teknologjisë, ku për hir të së vërtetës, sado e madhe të jetë dashuria për librin, një pjesë e mirë e kohës kalohet në prani të teknologjisë, ndaj përse pak nga kjo kohë të mos e shfrytëzojmë për të lexuar ?

Libri për çfarë bënë fjalë ?

Libri vendos në qendër adoleshentët, përditshmërinë e tyre, ndjenjat që mbajnë në vetvete, gjithçka. Megjithatë nuk i adresohet vetëm brezit tim. Në këto faqe kam trajtuar me transparencën më të madhe të gjitha dualitetet, vështirësitë që mosha jonë kalon, ndaj padiskutim do të ndihmojë edhe familjarët për t’i kuptuar më mirë fëmijët e tyre.

Cilat janë pritshmërite e tua për këtë projekt ?

Përtej modestisë, pres shumë. Libri im është lexuar edhe nga shkrimtarë të tjerë me eksperiencë si F. Bërdëllia ose kritikë letërsie, dhe fjalët e mira më kanë cytur gjithnjë e më tepër.

Booksie, zakonisht reklamon librat në gjuhën angleze, t`i në cilën gjuhë do të botosh ?

ARKATANA

Atë shqipe. Në gjuhën e parë në të cilën kam mësuar të shkruaj.

Nuk mendon se kjo do të ndikojë numrin tënd të lexuesve ?
Patjetër, por kjo nuk më shqetëson. Lexuesit shqiptarë janë më të rëndësishëm për mua.

Çfarë risie mund të sjell libri yt?

Dashuria ime për botën e filmit nuk mund të linte në harresë ndonjë ndërthurje të vogël

Do të sjell edhe një trailer për librin, njëlloj si ai i filmave.

Përshtypjet që të ka falur kjo eksperiencë, cilat janë ?

Të shumta. Kam kaluar vështirësi, por edhe momente optimizmi. Jam e sigurt që pas disa vitesh, nëse gjithkush do të mbajë fort fotografi ose kujtime të bukura nga adoleshenca, unë do të kem vetëm këtë libër./rajonipress/