Për posedim të substancave narkotike arrestohet shqiptari nga Serbia
Gjilan – Tek pika doganore “Dheu i Bardhë” është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar 5.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

