Vëllaznimi ia shkëput një pikë Dritës në Gjilan
Gjilan- Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, ka bërë befasinë e dorës së parë duke ja marrë një pikë skuadrës së Dritës në Gjilan, duke ja ndal hapin për kreun e tabelës.
Në fushë të stërmbushur me ujë dhe lloç, është pritur se skuadra e Dritës me Vëllaznimin do të ketë “lehtë”drejt fitores së tretë në stinorin pranveror por Gjakovarët dëshmuan angazhim dhe nuk u dorëzuan gjerë në fund.
“Bardh e kaltërtit” e Dritës golin e epërsisë e arritën në minutën e 64-të, pas krosimit të Drilon Musës nga e djathta më së miri gjendet shtatlarti Kastriot Rexha i cili nga afërsia shënon golin e epërsisë, njeherit për qendërsulmuesin Rexha ky ishte goli i 9 nga 21 javë të zhvilluara.
Futbollistët e Vëllaznimit nga minuta 76, ishin me një futbollist më pak pasi që Ilir Syla u ndëshkua me karton të kuq.
Kur të gjithë menduan se Drita do të shënon kështu nuk menduan futbollistët e Vëllaznimit, pas një kundërsulmi të shpejt akordohet gjuajtje e lirë nga 18 metra, nga anash bukur harkon Besnik Krasniqi ndërsa rezervisti Lekë Vula barazon në 1-1, duke sjellë dëshpërim si tek futbollistët e Dritës njashtu edhe tek 1 000 mijë shikues të cilët ishin mbledhur për ta përcjell këtë ndeshje të javës së 21.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Bekim Isufi i dëshpëruar deklaroi.
“Krijuam panikë në lojën tonë, po na përsëriten disa probleme në lojën tonë, është dashur të sulmojmë dhe fituesin ta përcaktojmë më herët Vëllaznimi zhagiti lojën ndërsa ne nuk është dashur të barazojmë sot pas dy lojërave të mira që i patëm në fillim të pranverës”.
Drita javën e 22-të, takohet në Mitrovicë me Trepcën’89.
Pas 21 javëve Drita ka tubuar 37 pikë./rajonipress/


