Eko Higjiena

Ndryshe (me shkas)

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Fehmi Qerimi

FIDANISHTJA

Copëza të brishta teatrale
retë përzihen tokën dridhin
dikush qeshet dikush prehet
mes neutral vështirë të gjendet
kjo është java mllefi i vjetër
kushedi se çka po zihet
ky spektakël në çast harrohet
por pasojat nuk do të shlyhen
me këso status-quo jemi fëlliqur
kujto vitet që na shkuan
kujto dhunën që duruam
e dëshmorët që luftuan
me gjakun e derdhur s’bën të luhet
kështu themi agut pa u zgjuar
por sikur sytë po i mbyllim
po harrojmë ku kemi qenë
frikë po kam mos po çalojmë
edhe historinë shpesh po e shkelim
s’ka rëndësi dje kush ishim
kushedi nesër çka do të pjellim
a thua në të ardhmen ku do të jemi
cilët hapa po i ndjekim
të sotmen ndryshe e presim nesër