Uji Dea

Shaqiri një ndeshje larg rekordit 50-vjeçar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

​Xherdan Shaqiri po kalon momente shumë të mira në ndeshjet e fundit në Premierligën angleze.

Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit, ndaj Leicester, Brighton dhe Bournemouth.

Nëse shënon edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Southamptonit, Shaqiri do të barazonte rekordin 50 vjeçar të Terry Conroy, i cili kishte shënuar në katër ndeshje radhazi.

FIDANISHTJA

Këtë rekord sulmuesi anglez e kishte arritur gjatë sezonit 1968/69.

Ndeshja kundër Southamptonit do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 16:00, ku Shaqiri do të ketë mundësinë për të barazuar këtë rekord. /Express/