FIDANISHTJA

Kosovës i duhet një shtizë për dy flamuj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefki Daku – Loja me flamuj në Republikën e Kosovës, njëherë me atë kombëtar e pastaj me atë shtetëror, në stilin “zbrit e ngrit” nuk i bën aspak nder vendit, i cili ka nevojë të forcojë identitetin shtetëror, por duke mos e cenuar asnjëherë dhe në asnjë mënyrë identitetin kombëtar.

Populli shqiptar i Kosovës ka rrugëtuar me shekuj nën flamurin kuq e zi, prandaj nuk guxon ta nëpërkëmbë atë as në rrethanat e reja historike, të cilat, falë sakrificave të gjata të brezave, janë kurorëzuar me liri dhe pavarësi.

Lindja e një shteti të ri, natyrisht se ka nevojë për elemente që e identifikojnë këtë shtet, por duke i ruajtur me shumë kujdes simbolet kombëtare, siç është flamuri.

Shumë popuj në Evropë kanë pasur flamujt e vetë kombëtar në kohën kur shtetet kombëtare, pavarësinë vetëm kanë mundur ta ëndërrojnë. Shembulli më i freskët janë Baskët, të cilët, pas përmbytjes së frankizmit, kërkuan nga qeveria e Spanjës që, përveç përdorimit të lirë të gjuhës amtare , t`iu njihet e drejta edhe e përdorimit të flamurit kombëtar.

Flamuri kombëtar shqiptar, me shqipe të zezë dykrerëshe në mes, daton rreth shekullit XV. Sipas I. O. Evans, në librin e tij “The observets book of flags”, shqiponja e ka prejardhjen nga stema e kryetrimit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbu, i cili luftoi kundër turqve. Zaten, shqiponja dykrerëshe ka qenë simbol i perandorëve të Bizantit.

ARKATANA

Në vitin 1912, flamuri kuq e zi u bë simbol kombëtar dhe shtetëror i Republikës së Shqipërisë. Mjerisht, shqiptarët të drejtën për flamur dhe për përdorimin e gjuhës amtare ia dha okupatori italian, natyrisht jo për ndonjë lloj albanofilizmi, por për synimet e veta tinëzare.

Kosova, që nga 17 shkurti 2008 e ka shtetin e vetë, ku krahas simboleve shtetërore, ka edhe flamurin e vetë, të cilin duhet respektuar nga institucionet dhe qytetarët e saj.

Duke e respektuar flamurin e Republikës së Kosovës, nuk guxojmë assesi të harrojmë flamurin kombëtar – flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare, me të cilën janë të mishëruar shqiptarët anembanë botës.

Konsideroj se në prag të pavarësisë së Kosovës, heqja e flamurit kombëtar, ishte një veprim i ngutshëm, sepse ka pasur zgjidhje tjera, që krahas flamurit kombëtar, të vendosej edhe flamuri i Republikës së Kosovës.
………………………………………………
(Autori është jurist nga Gjilani)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.