ARKATANA

Sulmon zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me dëme materiale në rrugën “Idriz Seferi” këtu në Gjilan. Me të arritur njësiti reagues në rast, njëri nga të involvuarit në aksident i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, duke mos përfillur fare urdhrat verbal të zyrtarëve policor e duke bërë veprime të pakontrolluara në vendngjarje ka lënduar njërin nga zyrtarët policor duke i shkaktuar lëndime.

I dyshuari është vënë nën kontroll dhe është arrestuar nga policia dhe i njëjti është intervistuar në stacion. Pas verifikimit në bazën e të dhënave rezulton të ketë dy urdhëresa nga Gjykata Themelore në Gjilan i dënuar në total me 17 ditë burg.

Uji Dea

Urdhëresat Gjyqësore janë realizuar me dërgimin e të njëjtit menjëherë në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rast “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe rasti t’i dedikohet Prokurorisë Themelore në Gjilan njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/