Eko Higjiena

Lutfi Haziri apelon komunitetin e biznesit që ta mbështesin Uta Ibrahimin në ekspeditat e saj

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka bërë thirrje qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që ta vizitojnë ekspozitën e Uta Ibrahimit, e cila është hapur të enjten në Galerinë e Qytetit.

Ai, po ashtu, ka apeluar komunitetin e biznesit që ta mbështesin Utën edhe në ekspeditat e radhës.

Uji Dea

“Përpos fotografive, qytetarët e kanë rastin të shohim nga afër edhe veshjet dhe pajisjet tjera që kanë shërbyer për ngjitje. Komuna e ka mbështetur ekspeditën e saj, por unë ftoj edhe komunitetin e biznesit që ta mbështesin atë edhe në ekspedita dhe projekte të tjera. Uta Ibrahimi e ka bërë krenar Gjilanin dhe mbar Kosovën”, ka thënë Haziri, në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve.

Uta Ibrahimi është femra e parë shqiptare që u ngjit në majën më të lartë në tokë – Majen e Everestit, në Himalaje, Nepal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.