UBT

Ju deputetët e LDK-së, duhet të na bindni neve që s’keni qenë të shitur ose të shantazhuar!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – Deputetët e LDK-së, që nuk e votuat demarkacionin kur ishte Isa Mustafa kryeministër, e nëse tash do e votoni, për votuesin e LDK-së, do të jeni pakurrizorë, idiotë, të poshtër dhe të shitur.!

S`ka asnjë dyshim se nëse doni ta shpëtoni vehten nga marrëzia, mos e votoni as tash. Kanë të drejtë ta votojnë ata burra dhe ato gra, që plot 3 vjet, u shanë, u përçmuan dhe u quajtën tradhtarë.

ARKATANA

Ata le ta votojnë, sepse e përkrahën edhe atëherë. Ne u treguam se nuk po bëni mirë që po e rreni popullin, po e mbani lidhur e të izoluar, po ia shtoni varfërinë dhe po ia humbeni shpresën, po ia shtoni pesimizmin e depresionin, por ju prapë i shikuat interesat tuaja meskine, dhe të klaneve që u blenë me nga një qindarkë të ndryshkur. Mos u kamufloni tash nën petkun e unitetit partiak, sepse ju këtë unitet e nëpërkëmbët pikërisht kur ju dashtë më së shumti popullit, votuesit tuaj, Partisë dhe shtetit Ju vërtetë do tregoheni palaço nëse tash e votoni.!

Të tjerët duhet dhe kanë të drejtë ta votojnë sepse kanë dinjitet.! Populli dhe votuesi juaj ka vuajt plot 3 vite nga veprimet e juaja të ndyta, sepse u bashkuat me nihilistët që për interesa t’veta personale, e mbajtën Kosovën pezull deri sa u erdhi koha t’i realizojnë ato. Tash mos i bini pizhman, por tregone vehten se e keni rrëzuar qeverinë (tuaj) Mustafa për ideale e bindje kombëtare dhe jo për idiotësi.!