Eko Higjiena

Kosovës i duhen shtetar me vizion të qartë, e jo pushtetar llaskuca me synime mbijetese!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Qytetaria kosovare, si koncept dhe kulturë emancipuese është fakt që ende gjendet në një proces të zhvillimi e vetëdijesimi social-politik. E themi kështu, edhe për shkak se asaj i mungon dosido ajo përgjegjësia e denoncimit publik për të (pa)bëmat e përgjegjësve civil dhe atyre qeveritar.

Derisa përgjegjësit civili, mund të amnistohen disi…, ata qeveritar nuk do të duhej t’u lejohej as më i vogëli keqpërdorim, keqmenaxhim, e aq më pak gabim eventual që kanosin vetëdijshëm sferat e interesit shtetërorë dhe kombëtar.

Kur krejt kësaj “odisejade” emancipuese…, i shtohet edhe djallëzia (lexo: manipulimi i qëllimshëm!) e ikjes nga kjo përgjegjësi e mandatuar ligjërisht dhe moralisht në pesë palë zgjedhje, duke zhvendosur sistematikisht dhe qëllimisht vëmendjen e publikut të gjerë nga tema madhore, në tema krejt folklorike…, atëherë bëhet shumë e qartë, se ata mund të jenë pushtetarë të përkohshëm, por, kurrsesi shtetar me vizion të përjetshëm.

Mobi Casa

Se janë vërtetë pushtetar…e jo shtetar…, na e dëshmojnë vetëm “aftësitë” e tyre për t’i ç’motivuar denjësisht qytetarët e vetë nga revoltat eventuale. Ky ç’motivim është i dëmshëm për edhe për disa shkaqe sociologjike: 1/ e vranë, qartë normën apo të drejtën (e garantuar edhe me Kushtetutë) elementare të standardit që e bënë demokracinë të pranueshme edhe për mentalitetin dhe etnopsikologjinë tonë sociale;2/ e frustron, edhe atë pak ajke të guximit qytetarë që ka ide, zgjidhje, por, edhe qëndrime të drejta (fisnike) për cilindo problem të shfaqur në komunitet apo shoqëri! Pra, e ngulfat dukshëm aversionin antiqeveritar, që në faza tjera emancipuese mund të shndërrohet shumë lehtë në revoltë masive dhe të pandalshme;3/e stimulon, edhe më tej si korrupsionin, krimin,nepotizmin, ashtu edhe diferencimin e natyrshëm midis shtresave sociale…! Shkaku, se transparenca dhe përgjegjësia publike tani bëhen “produkte made qeveria”;4. e paragjykon, shtetndërtimin si një proces që gjëja paska vetëm nevoja ekskluzive politike (duke i periferizuar ato; ekonomike, juridike, kulturore, etj.), dhe se me metoda makiaveliste mundet të zhvendoset (qëllimshëm!) vëmendja kah (do qeveria e jo publiku!) problemet krejt inegzistente;5/ e problematizon, qëllimshëm idenë sekondare të revoltës, duke fshehë paaftësinë e saj për t’u dal ballë obligimeve mandatare qytetare për mirëqenien! 6/ e stigmatizon, qëllimisht opozitën (të madhe në numra, por të heshtur dhe jo konsekuente në qëndrime!), në vend që ta josh (lexo; obligon ligjërisht, jo moralisht!) me obligime dhe marrëveshje të interesit shtetërorë e kombëtar;7/ e degradon, (por, edhe varros!) përfundimisht shpresën kolektive për proceset e reja integruese Evropiane, duke hapur kështu shtigje tjera për arratisje edhe më të dendura jashtë vendi!

Duke krijuar kështu perceptimin e gabuar se: qytetarët kosovar realisht mbesin edhe më tej “të burgosur kolektiv” me këtë qeverisje që punon vetëm për vetën e vetë, klanin, partinë… e jo shtetndërtimin, sovranitetin e cunguar, demokracinë e improvizuar, dhe kombin e kërcënuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.