United Hospital

Prokurorët e gjyqtarët u tremben politikanëve

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se neglizhenca për të mos u marrë me lëndët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bëhet qëllimshëm, ngase prapa tyre qëndron në mbrojtje politika e kriminalizuar derisa, sipas tyre, kjo tregon për mosdrejtësinë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e që po tregohet e pafuqishme për ta luftuar denjësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend dhe kjo jo për tjetër, por ngase nëntoka e lidhur denjësisht me mafiopolitikën fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën në shumë pore të jetës së shoqërisë, duke e kriminalizuar çdo pore të saj.

KAPJA E SISTEMIT LË KOSOVËN NË KAOS LIGJOR

“Prokurorët dhe gjyqtarët e institucionit të drejtësisë janë ata të cilët i zgjedh dhe i emëron po politika, dhe si të tillë lidhja politike, korruptive, nepotike i bën gjyqtarët të guximshëm për të neglizhuar gjykimin e tyre, duke i zvarritur ato dhe koha e harresës më vonë edhe bën manipulimin e dosjeve dhe gjyqi jep edhe vendimin e pafajësisë dhe të pandëshkueshmërisë së tyre”, ka thënë analisti Skënder Kapiti

Mijëra lëndë pluhurosen në sirtarët e gjykatave

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se neglizhenca për të mos u marrë me lëndët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bëhet qëllimshëm, ngase prapa tyre qëndron në mbrojtje politika e kriminalizuar derisa, sipas tyre, kjo tregon për mosdrejtësinë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e që po tregohet e pafuqishme për ta luftuar denjësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend dhe kjo jo për tjetër, por ngase nëntoka e lidhur denjësisht me mafiopolitikën fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën në shumë pore të jetës së shoqërisë, duke e kriminalizuar çdo pore të saj.

Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse lëndët në fjalë janë ato që presin më së shumti në sirtarët e gjykatave dhe që neglizhohen më së shumti. Po ashtu përse prokurorët hezitojnë të trajtojnë lëndët e krimit të organizuar e korrupsionit dhe të tilla lëndë mrizojnë në sirtarët e gjykatave pa e parë “dritën e diellit”? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se veçanërisht lëndët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit presin shumë për t’u gjykuar, dhe janë ato që qëndrojnë më së gjati në sirtarët e gjykatave, derisa kjo tregon se këto janë raste të ndikuara nga politika e krimit e që nuk lejojnë të gjykohen, ngase prapa tyre qëndrojnë, siç tha, lidhjet e krimit të organizuar, ku janë potencialisht njerëz të politikës së kriminalizuar dhe njerëz të niveleve të larta politike dhe në institucione e që mbrapa tyre qëndron në mbrojtje pushteti i kriminalizuar.

Neglizhencë e qëllimshme

Mobi Casa

Sipas Kelmendit, para këtyre rasteve drejtësia nuk mund t’i gjykojë këto raste dhe kështu që do të mbesin për sa kohë në sirtarët e gjykatave pa u gjykuar dhe më vonë edhe kalojnë afatet ligjore për t’u gjykuar dhe harrohen fare. “Pra, kjo neglizhencë për të mos u marrë me këto lëndë bëhet qëllimshëm, ngase prapa tyre qëndron në mbrojtje politika e kriminalizuar, derisa kjo tregon për mosdrejtësinë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që po tregohet e pafuqishme për ta luftuar denjësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend dhe kjo jo për tjetër, por ngase nëntoka e lidhur denjësisht me mafio- politikën fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën në shumë pore të jetës së shoqërisë dhe e kanë kriminalizuar çdo pore të saj”, ka potencuar ai. “Andaj, mbase vetëm me një pastrim substancial të sistemit të drejtësisë do të duhej fituar luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e fuqizuar shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në interes të zhvillimit ekonomik të shoqërisë dhe të ardhmes së saj”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Mungon vullneti politik për ndryshim

Analisti tjetër Shefqet Dibrani thotë se sigurisht kjo neglizhencë dhe kjo zvarritje për t’u trajtuar lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë ndodh pasi sistemi i drejtësisë nuk ka vullnet dhe nuk është në gjendje për t’i trajtuar lëndët si duhet, madje me të drejtë dyshohet se në një sistem të korruptuar, lëndët qëllimisht vonohen për t’iu skaduar mandati ligjor, përndryshe, siç tha, nuk e kishim këtë gjendje, sepse sistemi gjyqësor sikur të mos punonte fare nuk është dashur të grumbullohen rreth gjysmë milioni lëndësh që presin dorën e drejtësisë, ka vijuar më tej ai.

Ndërsa sa i përket asaj se përse prokurorët hezitojnë të trajtojnë lëndët e krimit të organizuar e korrupsionit dhe të tilla lëndë mrizojnë në sirtarët e gjykatave pa e parë “dritën e diellit”, Dibrani në këtë drejtim thotë se “lëndët që mrizojnë për një kohë të gjatë munden edhe të mos trajtohen fare, pasi mund të kenë lidhje të drejtpërdrejtë ose indirekte me sistemin e drejtësisë, i cili është fajtori kujdestar për mosfunksionimin e drejtësisë në këtë vend. Por, gjendja në sistemin e drejtësisë nuk do të zgjidhet pa vullnetin e strukturave politike, të cilat janë fajtoret kujdestare për rënien e drejtësisë deri në këtë nivel. Të shpresojmë se skema politike do të ndryshojë dhe me këtë ndoshta do të hapen perspektiva të reja edhe në sistemin e drejtësisë, i cili si duket është i shantazhuar nga politika”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Frika në drejtësi

Analisti Skënder Kapiti ka veçuar se lënda, materialet, faktet, denoncimet dhe paditë e kallëzimet e ndryshme të bëra nga qytetarët, por edhe nga institucionet shtetërore në gjykata dhe në prokurori mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar të përmasave të rënda, dhe kur për autorë ato kanë njerëz të veshur me pushtet si politikanë, pushtetarë, dhe mediatikë, biznesmenë e individë të lidhur dhe të mbështetur nga politika pikërisht, siç tha, pse janë këta dhe të tillët individë e persona VIP- a të politikës e pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar është po kjo njëkohësisht edhe arsyeja se përse dosjet e tyre i mbyt pluhuri nëpër skutat dhe raftet e sirtarëve të gjykatave. Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët kanë frikë që t’i shqyrtojnë dhe t’i gjykojnë, pasi në të kundërtën ata do t’i priste “ndëshkimi”, ku më i vogli ndëshkim do të ishte largimi nga puna e preferuar dhe shumë fitimprurëse si prokuror apo gjyqtar. “Tjetra është ajo se prokurorët dhe gjyqtarët e institucionit të drejtësisë janë ata të cilët i zgjedh dhe i emëron po politika, dhe si të tillë lidhja politike, korruptive, nepotike i bën gjyqtarët të guximshëm për të neglizhuar gjykimin e tyre, duke i zvarritur ato dhe koha e harresës më vonë edhe bën manipulimin e dosjeve dhe gjyqi jep edhe vendimin e pafajësisë dhe të pandëshkueshmërisë së tyre. Pra, ky është shërbimi i kushtëzuar i dhënies së drejtësisë, që është shërbimi i drejtësisë dhe urdhërzbatimi për vendimmarrjen siç dëshiron politika”, ka theksuar Kapiti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.