Fundamenti

Rritja e pagave, top-mashtrimi i fushatës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Premtimet e bëra për rritjen e pagave në sektorin publik deri në kuotën 30 për qind, gjatë fushatës elektorale konsiderohen të jenë gënjeshtra më e madhe e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, fushës së financave dhe përfaqësues biznesesh, të cilët vlerësojnë se një rritje e tillë është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se BB-ja dhe FMN-ja ua kanë tërhequr vërejtjen të gjitha partive politike që mos të bëjnë premtime boshe për rritje pagash.

Sektori privat, nën presionin e shtetit

Premtimet e bëra për rritjen e pagave në sektorin publik deri në kuotën 30 për qind, gjatë fushatës elektorale konsiderohen të jenë gënjeshtra më e madhe e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, fushës së financave dhe përfaqësues biznesesh, të cilët vlerësojnë se një rritje e tillë është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se BB-ja dhe FMN-ja ua kanë tërhequr vërejtjen të gjitha partive politike që mos të bëjnë premtime boshe për rritje pagash.

Sipas tyre, ditë më parë në këtë drejtim ka qenë i prerë në qëndrime edhe përfaqësuesi i Zyrës së FMN-së në Kosovës, Ruud Vermeulen, i cili deklaroi se aktualisht Kosova nuk ka mundësi as ligjore e as ekonomike për një rritje pagash, që do të ishte në disproporcion me rritjen ekonomike.

Ai ka deklaruar se çdo vendim për rritje pagash nuk duhet ta kalojë kufirin e deficitit prej 2 për qind të GDP-së dhe kufirin e vendosur për paga që hyn në fuqi vitin tjetër. Bankieri Milazim Abazi tha se rritja e pagave duhet të bëhet në harmoni me rritjen ekonomike dhe buxhetore. “Çdo rritje page përtej rritjes ekonomike dhe buxhetore, krijon deficit buxhetor dhe bie në kundërshtim me rregullat e ekonomizimit të mirë. Andaj, me të drejtë ka reaguar edhe FMN-ja”, ka potencuar Abazi.

HW

GDP-ja e vogël, pengesë për rritje pagash

Ekonomisti Ardian Nokaj tha se në cilësinë e ekspertit ekonomik për fushën e integrimeve evropiane vlerëson se ata që kanë premtuar rritje të tillë të pagave prej 30 për qind, premtimet e tyre nuk i kanë mbështetur në fakte dhe argument se si të arrihet deri tek kjo shifër. “Nëse themi se do të ketë rritje të tillë pagash në Administratën e shtetit si dihet atje ka një numër rekord të punësuarish prej 80 mijë vetave, sepse PDK-ja atje i ka punësuar të gjithë militantët e saj që janë njerëz joadekuatë joprofesionistë dhe jocilësorë duke përmbushur nevojat e elektoratit të tyre”, është shprehur ai. “Në anën tjetër LDK-ja me njerëzit e saj përfshirë këtu edhe kandidatin për kryeministër nuk kanë bërë asgjë me GDP-në, sepse gjendja reale e rritjes ekonomike në Kosovë nuk është më shumë se 1.2 për qind e jo si thonë ata”, u shpreh ai. Sipas ekspertit Nokaj, me këtë rritje ekonomike në këtë shkallë aq të vogël të zhvillimit, pagat në Kosovë do të mund të rriteshin më së shumti në kuotën 5 -10 për qind. “Kushdo-qoftë se në Kosovë premtojnë se do të ketë rritje të tillë të pagave prej 30 për qind nuk ka asnjë fije dyshimi se është duke gënjyer”, theksoi ai.

Premtime të pabesueshme

Lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha se edhe në këto zgjedhje nacionale spektri politik kosovar ka premtuar po të njëjtat “këngë të vjetra” për rritje pagash që shkonin edhe në kuotën e 30- përqindëshit gjë që ishte e habitshme sipas tij. “Premtimet për një rritje të tillë pagash janë e pamundur që të realizohen, sepse praktikat e deritashme të pasluftës kanë treguar se asnjëra nga qeveritë që kanë qenë nuk kanë pasur strategji zhvillimore të vendit, që të kemi një rritje të tillë pagash”, potencoi ai.

Sipas Shahinit, shumica e qytetarëve tanë nuk do t’u besojnë premtimeve të mëdha të politikanëve për një rritje të tillë të pagave që ata po i bëjnë në fushatën e fundit, sepse ato nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe nuk kanë të bëjnë me ekonominë e mirëfilltë. “Këtu bëhet fjalë po për ato dy taborre politike të cilat deri sa kanë qeverisur me vendin nuk kanë mundur që ta rrisin shkallën e zhvillimit ekonomik prej 8 për qind që në një farë mënyre edhe mund të kishte shans për një rritje të tillë të pagave vetëm në vitin e fundit të mandatit katërvjeçar”, theksoi Shahini. “Qeveria e re duhet që të hynë në borxhe të reja dhe për këtë qëllim që të arrihet ky synim ajo duhet që ta rritë shkallën e borxhit publik që për fatin tonë të mirë e ka relativisht të ultë dhe të njëjtën GDP, ta rrisë dukshëm më shumë”, është shprehur më tutje ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.