Fundamenti

Plëngprishësit, të diskriminuarit dhe të privilegjuarit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Sinan Sadiku – Si rezultat i ndarjes së padrejtë të pasurisë kombëtare në shoqërinë tonë ka të privilegjuar dhe të diskriminuar… Ambiciet e njerëzve janë të pakufizuara, ndjenja e barazisë dhe humanizmit thuajse nuk ekziston… Raportet midis njerëzve janë tepër johumane… Dhe të gjithë janë të pakënaqur.

Shoqëri në krizë të thellë morale, pa sistem vlerash, ku nuk përfillet asnjë parim, asnjë ligj… Ata që përpiqen t`u përmbahen parimeve, rregullave, ta respektojnë rendin, ligjin janë më të diskriminuarit, më të nënçmuarit. Të diskriminuarit, të nënçmuarit , të varfrit… nuk mund të jenë të lumtur.

Të lumtur nuk mund të jenë as ata që pasurinë e kanë krijuar me hajni, me mashtrime, me shantazhe, me keqpërdorime, duke hyrë në gjynahe, sepse ata vet e dinë çka kanë bërë, ndërgjegjja e njeriut të shumtën e herave është e pavarur dhe vepron duke i ndëshkuar. Është kjo një formë e dënimit që u vjen prej Zotit, por edhe njerëzit nuk ua harrojnë, nuk ua falin.

United Hospital

Pastaj edhe të privilegjuarit nuk e kanë lehtë me ajrin e ndotur, me ujin, lumenjtë e ndotur, me ambientin e papastër , të shëmtuar, të kontaminuar… me rreziqet në komunikacion, me… Në një shoqëri johumane në të cilën më së miri jetojnë parazitët, hajnat, kriminelët, mashtruesit, gënjeshtarët, plëngprishësit e atdheut, ata që pasurinë kombëtare e bëjnë rrush e kumbulla, që i përbuzin dhe marrin nëpër këmbë vlerat kombëtare, nuk mund të pritet asgjë e mirë. Kjo shoqëri e ka humb luftën me të keqen , me krimin.

Në ballë të sajë janë vënë plëngprishësit, njerëz pa ideale, pa synime të mira, pa atdhedashuri… të cilët kur është puna për t`i bërë keq atdheut, kombit dinë më shumë se djajtë. Dhe ne i durojmë, nganjëherë i lavdërojmë, i votojmë u thurim edhe këngë. Të tillët shpesh tallen me ne dhe kanë të drejtë! Pse të mos tallen?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.