Uji Dea

10 vjet ngadalshëm, por Kosova është e jona

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Shefik Surdulli – Jemi në prag të festës së madhe të shtetësisë së Kosovës, të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj. Kosova dhe populli i saj do të festojë në mënyrë dinjitoze këtë jubile të rritës së saj. Pavarësisht ecjes së ngadalshme, defekteve që ka dhe pengesave tjera të jashtme dhe të brendshme, Republika e Kosovës, përkundër pritjeve tona më të mëdha, ka shënuar progres dhe ka të arriturat e saj për ta festuar dinjitetshëm këtë përvjetor jubilar.

E panevojshme më duket lufta ’’facebook’’- ianë e kundërshtive rreth flamurit. Po që të dy janë tanët. Çtë keqe ka këtu ?! Njëri përfaqëson identitetin tonë kombëtar, tjetri atë shtetëror.

Ndërtimin e shtetësisë së Kosovës dhe zhvillimin e mbarë të saj, askush nuk mund ta ndalë, ashtu siç nuk mundi askush ta ndalë lirinë dhe pavarësimin e saj, të ndërtuar mbi themelet e sakrificës sublime të UÇK-së dhe luftës së brezave të tërë për liri dhe pavarësi.

Pavarësinë e Kosovës e kanë shpallë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e popullit, të cilët vijnë nga partitë politike të Kosovës, sikundër që këta po vendosin për fatin e vendit. Ky është sistemi, kështu është në demokraci. Këta deputet të zgjedhur, ky lidership i shtetit e i partive politike të Kosovës, po ashtu i zgjedhur, është produkt i këtij populli, që ka determinuar këto procese, produkt i këtyre qytetarëve që u bënë “copë” mes vete, jo vetëm për Flamur.

Uji Dea

Fundja, e gjithë kjo luftë fjalësh; të mira e të këqija, të serta e të buta, asnjëherë nuk do të ndalen. Njëri kundërshton tjetrin, thotë se s’e ka mirë. Ky tjetri poashtu nuk pajtohet, thotë se ai vet mirë e ka. Kjo luftë (demokratike), kështu me kundërshti, nuk ndalet, pavarësisht shkallës së edukimit e civilizimit tonë shoqëror-politik, pavarësisht shkallës së zhvillimit dhe të avancimit të shtetit të Republikës së Kosovës. Megjithate kjo është e mirë si vlerë, mbi bazën e së cilës pashmangshëm është ndërtuar ky sistem – Demokracia, me postulatin themelor të saj: dominimin e mendimit të shumicës, duke e respektuar edhe mendimin ndryshe.

Ky rregull është kështu (nuk e kemi shpikur ne!), dhe kështu do të jetë deri sa qenia njerëzore nuk pëson regres evoluiv.
Gëzuar!

Shefik Surdulli /këshilltar komunal, Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.