FIDANISHTJA

Gjilani mposht në fund Ballkanin, kualifikohet në çerekfinale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Njëra ndër ndeshjet më interesante ishte ndeshja në mes Ballkanit dhe Gjilanit, e cila u zhvillua në qytetin e Therandës.

Skuadra e Gjilanit edhe pse ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes u deshtë të kalojnë plot 121 minuta, për të shënuar fitore të rëndësishme drejt çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Uji Dea

Kur të gjithë menduan se do të ekzekutohen penaltitë, në sekondat e fundit të ndeshjes zëvendësuesi Pleurat Hajdini pasi pranon një top në shtyllën e dytë plason topin në rrjetën e “portokallinjve” të Therandës, duke i siguruar skuadrës së tij kualifikim në çerekfinale të Kupës së Kosovës./rajonipress/