Mobi Casa

Drejt kutive të votimit, për të rilegjitimuar sundimin

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Tani janë vetëm edhe disa orë që na ndajnë nga hapja e kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat edhe këtë herë do të kemi në garë për pushtet, të njëjtin spektër politik të tejkonsumuar, të dështuar dhe madje shumë të inkriminuar.

PËRMBYLLJA E FUSHATËS SË MASHTRIMEVE TË RADHËS

Pas 11 qershorit, nuk pritet ndonjë ndryshim shpresëdhënës

“Ata të ndershmit nuk vijnë në shprehje, pasi nuk bëjnë intriga dhe nuk e blejnë votën. Prandaj, jam skeptik se do të kemi diçka pozitive pas këtyre zgjedhjeve, derisa qytetarët do të vazhdojnë ende të jenë viktima të votës së tyre, të besimit të tyre dhe mungesës së alternativave, ngase Kosova në gjirin e saj ka politikanët më të korruptuar në Evropë, më të paaftit dhe më parazitët. Këta janë parazitë që nuk dinë të bëjnë asgjë përveç të gjejnë dhe vjedhin pasurinë e këtij populli”, është shprehur Faton Mehmeti

Tani janë vetëm edhe disa orë që na ndajnë nga hapja e kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat edhe këtë herë do të kemi në garë për pushtet, të njëjtin spektër politik të tejkonsumuar, të dështuar dhe madje shumë të inkriminuar.

Bazuar në këtë fakt, analistët politikë e shohin me rrezik serioz që këto zgjedhje dhe formimi eventual i institucioneve nga të njëjtit njerëz do ta izolojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës, në vend se t’i hapet këtij perspektiva e integrimeve evropiane. Për më tepër, njohësit e zhvillimeve politike në vend vlerësojnë se kjo fushatë zgjedhore, e cila u përmbyll në mesnatën e së premtes, do të mbahet mend vetëm si fushatë e gënjeshtrave të mëdha dhe pa asnjë bazë në realitet. Tani përveçqë ka një rrezik që zgjedhjet të jenë një maskaradë me vjedhje e blerje votash, që do t’iu japin shije të keqe këtyre zgjedhjeve në rrugën e integrimeve evropiane, një rrezik tjetër është që këto parti në pushtet të prodhojnë aso institucionesh të cilat punojnë vetëm për interesa private, nepotiste e oligarkike, sepse edhe në këto zgjedhje ka një mori kandidatësh me aktakuza, kështu që nuk pritet që të kemi as Parlament që punon për interesa të qytetarëve. Një element tjetër që mund të ndikojë negativisht te disponimi i votuesve për të dalë në zgjedhje është edhe përdorimi ekstrem i gjuhës denigruese në fushatën e deritanishme zgjedhore nga rivalët politikë. Ata në mungesë të alternativave për ndryshime u morën kryesisht me diskreditimin dhe etiketimin e njëritjetrit në të gjitha debatet publike. E mosdalja e mjaftueshme e qytetarëve në zgjedhje, sipas njohësve të zhvillimeve politike, do ta zbehë dhe rrezikojë legjitimitetin e cilitdo pushtet që del nga këto zgjedhje, ngase tani edhe sipas monitoruesve të zgjedhjeve e njohësve të çështjeve politike në vend, në zgjedhjet e deritanishme të pasluftës, është konstatuar se rënia e përqindjes së pjesëmarrësve në votim po ndodh për shkakun se qytetarët janë të zhgënjyer nga politika, për shkak të mosrealizimit të premtimeve elektorale nga ana e subjekteve politike.

Uji Dea

Politikanëve nuk mund t’u besohet

Analisti politik Hidajet Ahmeti është shumë pesimist në pritjen e ndonjë lëvizje pozitive pas këtyre zgjedhjeve. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme kanë prodhuar një realitet të përsëritshëm, i cili mund të prodhojë stausquo dhe kontinuitet të njerëzve dhe politikave të njëjta degraduese, që nuk janë të përshtatshëm madje as edhe të pranueshëm për perspektivën evropiane të shtetit të ri të Kosovës.”Premtimet megalomane të partive politike nuk janë risi, e sidomos me partitë të cilat kanë udhëhequr nga paslufta, e pikërisht PDKLDK, që bashkë qeverisën për tre vjet. Tash nuk mund t’u besohet atyre që e sjellën vendin në një “vdekje klinike” dhe premtimet e tyre i harruan sapo u ulën në karrigen e pushtetit”, ka potencuar Ahmeti. “Kjo fushatë është karakterizuar edhe me akuza në mes të partive politike gjithherë në deficit të një vizioni për shtetndërtimin dhe shkarpen e shtetit nga strukturat kriminale që e kanë ngufatur jetën institucionale dhe shoqërore. Gjykoj se qytetarët kësaj here janë vetëdijesuar në zgjedhje, do të ndëshkojnë ata që dhunuan vendin për 17 vjet dhe mashtruan qytetarët në kontinuitet”, tha Hidajet Ahmeti.

Shitblerja e votës, cenim i demokracisë

Politologu Faton Mehmeti thotë se tashme dihet se në Kosovë nuk po votojnë qytetarët, por militantët. “Janë pothuajse të njëjtit njerëz që votojnë tani e sa kohë, prandaj prodhojmë të njëjta elita politike dhe me të njëjtat probleme dhe të gjitha ato që tashme dihen. Edhe këto zgjedhje po mbahen pas një fushate me plot gënjeshtra, pa objektiva të qarta, vetëm folklorizma dhe patetizëm. Janë të njëjtit militantë që përkrahin të njëjtit liderë, prandaj edhe pres që pothuajse të kemi rezultat të njëjtë mes partive, e përderisa si koalicione vetëm shumëzohen votat e njërës dhe tjetrës dhe mund ta kuptosh pak a shumë rezultatin”, tha Faton Mehmeti.

Ai mendon se derisa një shoqëri votën nuk e konsideron besim, por detyrim, e shet atë lirë dhe nuk e konsideron vullnet të lirë, është e vështirë të prodhohen politikanë të suksesshëm. “Ata të ndershmit nuk vijnë në shprehje, pasi nuk bëjnë intriga dhe nuk e blejnë votën. Prandaj, jam skeptik se do të kemi diçka pozitive pas këtyre zgjedhjeve, derisa qytetarët do të vazhdojnë ende të jenë viktima të votës së tyre, të besimit të tyre dhe mungesës së alternativave, ngase Kosova në gjirin e saj ka politikanët më të korruptuar në Evropë, më të paaftit dhe më parazitët. Këta janë parazitë që nuk dinë të bëjnë asgjë, pos të gjejnë dhe vjedhin pasurinë e këtij populli”, është shprehur Mehmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.