Hidromorava

Bonuse për bordet e ndërmarrjeve që performuan me humbje

/ 2 minuta lexim
HW

Edhe pse e mbyllën vitin me humbje, katër ndërmarrje publike në Kosovë kanë ndarë gjatë vitit 2016 bonuse të majme për zyrtarët e lartë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bëhet fjalë për Telekomin e Kosovës (TK), Postën e Kosovës, ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Kompaninë për Menaxhimin e Deponive.

Sipas raportit mbi performancën e ndërmarrjeve publike për vitin 2016, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”, secila prej këtyre ndërmarrjeve gjatë vitit 2016 realizoi performancë të dobët financiare.

Të katërtat së bashku realizuan humbje afër 35 milionë euro. Pavarësisht kësaj zyrtarët e lartë në to u shpërblyen me bonuse të majme.

Gazeta “Zëri” ka siguruar emrat e 22 zyrtarëve që së bashku morën bonuse më 2016-n në vlerë prej 72 mijë e 627 eurosh.

Njohësi i ekonomisë Florin Aliu thotë se ndarja e bonuseve në një kohë kur ndërmarrja është duke performuar jo mirë në treg përbën paradoks në vetvete.

HW

LEXO EDHE: Dialogu me kushte

“Zakonisht kompanitë shpërndajnë bonuse kur kompania performon mirë”, thotë Aliu.

Kjo do të thotë se kompania ka realizuar fitime, është zgjeruar në tregje të reja, si dhe ka rritur efiçencën.

“Mirëpo absurditete të tilla ekzistojnë. Ta zëmë në SHBA gjatë kohës së krizës disa kompani të mëdha kanë shpërndarë bonuse në kohën kur ishin në prag të falimentimit”, ka thënë Aliu.

Sipas raportit të Qeverisë, ndërmarrja publike e cila performoi më së keqi gjatë vitit 2016 është Telekomi i Kosovës (TK).

Kjo ndërmarrje e mbylli vitin me një humbje prej 31 milionë eurosh, duke e vënë në rrezik punën e kësaj ndërmarrjeje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.