UBT

Taksë ekologjike edhe për veturat hibride

/ 2 minuta lexim
HW

Pagesën e taksës ekologjike prej 10 eurosh në momentin e regjistrimit të automjetit po obligohen ta paguajnë edhe pronarët e veturave hibride, derisa ato funksionojnë me energji elektrike dhe nuk i shkaktojnë asnjë ndotje ambientit ku ato qarkullojnë. Në bazë të ligjit, mjetet që paguhen në emër të taksës ekologjike do të duhej të shpenzohen për përmirësim të ambientit. Që prej fillimit të aplikimit, por edhe sot e kësaj dite, këto taksa vazhdojnë të derdhen në buxhetin e shtetit, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP) kanë treguar për gazetën “Zëri” se vetëm gjatë vitit 2017 nga këto taksa janë mbledhur rreth 4 milionë euro. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, vetëm gjatë vitit 2017 janë regjistruar gjithsej 346.092 automjete, ndërsa shuma totale e të hyrave nga taksat ekologjike për vitin 2017 është 3 milionë e 850 mijë euro. “Në vitin 2017 në Kosovë janë regjistruar 46.192 automjete për herë të parë.

ARKATANA

Ndërsa numri i të gjitha automjeteve të regjistruara gjatë vitit 2017 është 346.092 automjete. Paratë shkojnë në buxhetin e Kosovës. Shuma totale e të hyrave nga taksa ekologjike në vitin 2017 është 3.850.150.00 euro”, thuhet në përgjigjen dërguar nga Zyra e Komunikimit të MPB-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.