Ramiz Krasniqi: Në Antalia të Turqisë dëshmuam përgatitje, ndeshje e disiplinë të lart
Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës U19, për 13 ditë sa ishte në qytetin e Turqisë në Antali, dëshmoi seriozitet, ndeshje e disiplinë të lart, duke dëshmuar se kur koordinohen të gjitha gjërat ashtu siç duhet edhe sukseset nuk mungojnë.
Futbollistët Kosovar mbrëmë janë rikthyer në Kosovë pas 13 ditëve punë intensive.
Futbollistët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi nga 4 ndeshje të zhvilluara kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme, duke dëshmuar talentin që kanë këta futbollist.
Për Përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ekspedita e tij në këto paraqitje e ka dhënë provimin me not të lartë.
“Së pari kisha me falënderua Federatën e futbollit të Kosovës, që na ka mundësuar udhëtimin tonë për përgatitjet e futbollistëve në mënyrë ma kualitative dhe ne këtë më së miri e shfrytëzuam gjatë 4 ndeshjeve të cilat i zhvilluam”.
Krasniqi i cili po bën një punë të madhe me futbollistët e U19, ka përshkruar takimet të cilat i ka zhvilluar.
“Sa i përket ndeshjeve të zhvilluara, dy herë e kemi mposhtur Kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 1-0, duke e deklasuar kundërshtarin në çdo pikëpamje edhe pse Kombëtarja e Azerbajxhanit është një kombëtare shumë e fort, djelmoshat tanë treguan disiplinë dhe angazhim të pashoqë sidomos në ndeshjen e dytë, ndeshja u zhvillua nën reflektorë dhe ne treguam se dimë të luajmë futboll cilësor, ndeshja me Kazakistanin ishte një ndeshje ku janë sprovuar të gjithë futbollistët duke shënuar katër gola, ndërsa ndeshja me Shakhtar U21 u zhvillua një ndeshje shumë e fort edhe pse isha pa shumë futbollist cilësor të cilët u detyruan të kthehen për shkak të angazhimeve të tyre në shkolla ja kemi arrit që të përballemi me sukses me këtë skuadër por fati nuk ishte në anën tonë dhe s’duhet harruar se Shakhtar U21 është skuadër që është kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka bërë të ditur tekniku i Përfaqësueses U19, Ramiz Krasniqi.
Siç shprehet Krasniqi ky vit do të jetë mjaft i ngjeshur me shumë takime e ndeshje futbollistike.
“Nuk do të kemi vend për pushim menjëherë me 19-22 shkurt do ti zhvillojmë dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgarisë,për tu përgatitur sa më mirë për sfidat që na presin në Portugali nga 21 -27 mars për rrethin “Elitë Round”, unë shpresoj shumë në këta djelmosha dhe në shtabin tim se do të dëshmojmë se vetëm me punë profesionale mundemi ti kapërcejmë të gjitha pengesat që na parashtrohen në të ardhmen”, është shprehur Krasniqi.
Nuk ka dyshim se është dëshmuar se stafi i U19 i Përfaqësueses së Kosovës është një shembull edhe për të tjerët, se si duhet punuar në mënyrë profesionale duke mos lënë asgjë të rastit e vetëm në këtë mënyrë mbetet të shpresohet se futbolli i Kosovës më në fund e ka kuptuar se pa staf dhe përgatitje cilësore nuk mund të arrihen rezultate të kënaqshme./sylejman ismajli/rajonipress/


