Vlerat e Preshevës
Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Hej, hej ! Edhe kjo Presheva është tokë Ilirie,
Që ka dhanë shumë trima për t’ shtrenjtën Liri-e !
Që nga mbarë Lugina deri në Karadak –
Çdo pëllëmbë e kësaj toke është e larë me gjak !
Hej ! Ku do që të rrimë e ku do që të rrojmë –
Trimat preshevarë, kurrë nuk i harrojmë !
Hej, hej ! Në fshatra t’ Luginës dhe në ato male –
N’ Preshevë janë të njohura gatesat tradicionale !
Specialitete me shumëllojshmëri –
Këso gatesash s’ gjenden në mbarë Arbëri !
Hej ! Ku do që të rrimë e ku do që të rrojmë –
Sofrat preshevare, kurrë nuk i harrojmë !
Hej, hej ! Në festa, gazmende, në ritet dasmore –
N’ Preshevë janë të njohura vallet popullore !
Vallet preshevare, janë valle krenare –
Kanë vlera të arta mbi trojet shqiptare !
Hej ! Ku do që të rrimë e ku do që të rrojmë –
Vallet preshevare , kurrë nuk i harrojmë !
Gjilan, më 02.02.2018.
Demir Krasniqi


