Granit Xhaka i lumtur për fitoren ndaj Everton, ja çfarë thotë
Skuadra e Arsenalit ka turpëruar Evertonin në ndeshjen e xhiros së 26’të të Premierligës.
Ekipi i Wenger fitoi me rezultatin e thellë 5-1, shkruan GazetaBlic.
Ramsey hat-trick, Aubameyang dhe Koscielny shënuan për skuadrën e Arsene Wenger.
Pas takimit, Granit Xhaka u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e skuadrës së tij.“Ndjenjë e mrekullueshme pas një fitore të madhe dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu. Falëmnderit tifozëve tanë për mbështetjen fantastike”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetin social, Facebook./GazetaBlic


