Mobi Casa

Qeveria pezullon vendimin për rritjen e pagave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim dje që ta pezullojë përkohësisht vendimin e muajit dhjetor të 2017-s, sipas të cilit tërë kabinetit qeveritar u dyfishoheshin pagat.

Ky vendim i ekzekutivit erdhi pasi Agjencia e Kundërkorrupsionit e shpalli të kundërligjshme rritjen e pagave, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Me këtë rast, gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky pezullim do të vlejë deri në një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Në mbledhjen e së enjtes Qeveria miratoi edhe një pako të projektligjeve për sistemin gjyqësor, për të cilat u tha se do ta rrisin transparencën. Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se Projektligji për Gjykatat mundëson publikimin e të gjitha aktgjykimeve të nxjerra. “Ligji i ri i obligon të gjitha gjykatat që t’i publikojnë aktgjykimet në afat prej 60 ditësh”, tha ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

HW

I pari i Ministrisë së Drejtësisë më tej deklaroi se ndryshimi i këtij projektligji do t’ua mundësojë gjyqtarëve që me 5 vjet përvojë të bëhen pjesë e Gjykatës së Apelit.

“Ky projektligj për t’i zgjedhur gjyqtarët në Gjykatën e Apelit kërkon 5 vjet përvojë pune në vend të 10 vjetëve që ka qenë në ligjin e mëparshëm”, theksoi më tej i pari i këtij dikasteri.

Ndërkohë Qeveria (në kuadër të sistemit të drejtësisë, pos Projektligjit për Gjykatat), miratoi edhe disa projektligje të tjera: atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.