Transferet e klubeve të Anamoravës dhe skuadrave tjera mjaft interesante
Gjilan – Afati kalimtar i futbollistëve Kosovar është mbyllur dje, duke sjellur befasira të ndryshme në tri skuadrat e Anamoravës: Gjilanit, Dritës e Vllaznisë së Pozheranit.
Për dallim nga vitet e kaluara ky miniafat kalimtar i futbollistëve ishte mjaft interesant, kualitativ e i befasueshëm.
Për dallim nga klubet tjera Vllaznia e Pozheranit ka pasur më së shumti punë me futbollistët e saj.
Nga kjo skuadër janë larguar 14 futbollist dhe trajneri i saj Bylbyl Sokoli, ndërsa ka sjellë 8 futbollist dhe trajnerin e ri Agron Selmanin.
“Bardh e kuqët”, e Gjilanit kanë sjell në radhët e saj 5 futbollistë ndërsa ka larguar 2 futbollist, ndërsa Gjilanit do ti prijë edhe më tej trajneri Arbnor Morina.
Skuadra e Dritës e cila udhëhiqet nga trajneri Bekim Isufi, është skuadra më së paku që ka sjell futbollist të rinjë gjatë pushimit dimëror gjithsej 3 ndërsa janë larguar 4 futbollist.
Primatin në Superligë për importimin e futbollistëve e mban Flamurtari i Prishtinës i cili në radhët e saja ka sjellë 13 përforcime.
Është interesant nga Superliga e Kosovës janë larguar 61 futbollist kryesisht në kategori më të ulëta.
Ky kampionat është mjaft interesant e posaçërisht pushimi dimëror, pasiqë kemi 15 futbollist nga Shqipëria në Superligën e Kosovës dhe tre trajner të këtij shteti.
Më së shumti futbollist nga Shqipëria ka skuadra e Lirisë së Prizrenit, 7 futbollist dhe trajneri i saj.
Me aprovimin e ligjit për sponsorizim nga Kuvendi i Kosovës për sportin e Kosovës, dukshëm ka sjellë cilësi në klubet Kosovare pasiqë tani është më lehtë të menaxhohen futbollistët me mjete financiare./rajonipress/


