UBT

“Nëse Coutinho vlen 140 milionë funte, atëherë Celina duhet të vlejë 200 milionë”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

​Philippe Coutinho gjatë këtij muaji nga Liverpool u transferua në Barcelonë për 140 milionë funte dhe tashmë ka debutuar në La Liga dhe Copa del Rey.

Por, paraqitja e brazilianit në ndeshjen ndaj Alaves në Camp Nou në kuadër të La Ligas nuk e ka bindur një tifoz të Ipswich Town.

Ai me anë të një statusi në Twitter ka treguar se ishte i pranishëm në ndeshjen ndaj Alaves, ku mbeti i zhgënjyer nga Coutinho.

UBT

“E pash Barcelonë drejtpërdrejtë mbrëmë. Përvojë e jashtëzakonshme. Por, nëse Coutinho vlen 140 milionë funte, atëherë Celina duhet të vlejë 200 milionë”, shkruan ai.

Këtë postim e ka pëlqyer edhe sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina. /Express/