FIDANISHTJA

Rashica në Bundesliga?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Stuttgart dhe Hannover 96. Janë dy klubet nga Bundesliga që po e monitorojnë Milot Rashicën.

Milot Rashica mund ta vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë. Ylli shqiptar i Vitesses është synimi kryesor i klubit gjerman, Stuttgart, raportojnë mediat gjermane, transmeton Express.

Sipas raportimeve thuhet se krerët e klubit gjerman duan të përforcojnë repartin ofensivë me një mesfushor sulmues, dhe 21 vjeçari nga Kosova shihet si ideali.

Mobi Casa

Por, përveç Stuttgartit raportohet se edhe klubi tjetër Hannover 96 është i interesuar për shërbimet Rashicës.

Rashica ka kontratë me Vitessen deri më 2020 vlera e të cilit besohet të jetë pesë milionë euro, edhe përkundër se klubi holandez kërkon së paku 10 milionë euro. /Gazeta Express/