ARKATANA

Zyrtare: Emmanuel Mbella përforcim i radhës tek Gjilani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sulmuesi i përfolur afrikan, Emmanuel Mbella sot ka mbërritur në qytetin e Gjilanit i cili do të jetë përforcimi i radhës tek “kuq e bardhët” e Gjilanit.

Mbella karrierën e tij prej futbollisti me mjaft sukses e ka zhvilluar në kontinentin e “nxehtë” të Afrikës, ndërsa në vitet e fundit ai ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Shkupit.

FIDANISHTJA

Sulmuesi Mbella ishte paraparë që në javën e kaluar t`i bashkohet skuadrës së Gjilanit, por për shkak dokumentacionit një gjë ishte e pamundur.

Siç bëjnë zyrtarët e Gjilanit me dije Mbella sot menjëherë do t`i bashkohet kontingjentit të Gjilanit në qytetin e Ulqinit, që nga sot Gjilani do të jetë për 10 ditë në qytetin bregdetar ku njëherit do të ketë edhe takime sprovuese./rajonipress/