Gëzim Misimi nderohet nga Federata e Hendbollit të Kosovës
Gjilan – Hendbollisti më i mirë i Dritës, Gëzim Misimi, i cili në vitin 2017 pati lojëra brilante në fanellën e Dritës duke shënuar 288 gola ishte i pa mëshirshëm për portat kundërshtare.
Federata e Hendbollit të Kosovës, Misimin e ka nderuar me mirënjohje për lojërat e shfaqura në Superligën e Kosovës.
“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë dhe jam i privilegjuar që në një konkurrencë jashtëzakonisht të fort në hendbollin e Kosovës të më takon epiteti i golashënuesit më të mirë, për këtë sukses i falënderoj bashkëlojtarët e mijë që kanë pasur besim në mua, shpresoj se kjo mirënjohje do të jetë edhe një shtytje më e madhe gjatë karrierës sime”, ka thënë, “snajperist”i i Superligës së Kosovës, Gëzim Misimi./rajonipress/


