Fundamenti

Kasami ëndërron Botërorin

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pajtim Kasami ëndërron të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet verën që vjen. Futbollisti shqiptar është kthyer në Zvicër pas aventurave të tij te Fulhami, Nottingham Foresti dhe Olympiacosi. Ai po mundohet të ketë paraqitje sa më të mira me Sionin për të shpresuar tek një ftesë nga përfaqësuesja zvicerane në “Rusia 2018”, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Pajtim Kasami është kthyer në Zvicër pas aventurave të tij në Fulham, Nottingham Forest dhe Olympiacos. Futbollisti shqiptar është transferuar te Sioni dhe shpreson për një vend në përfaqësuesen e Zvicrës në kupën e botës “Rusia 2018”.

Kanë kaluar katër vjet që prej golit të jashtëzakonshëm të Kasamit me Fulhamin kundër Crystal Palacet në Premierligë. Trajneri i Fulhamit atëkohë Martin Jol e quajti golin më të bukur që kishte parë, ndërsa një gazetë kishte shkruar se është goli volej më i bukur i realizuar në Premierligë, shkruan “Sky Sports”. Ai tashmë është mësuar me lëvdatat e rregullta për këtë gol në rrjetet sociale. Por, ajo çfarë ndodhi më pas nuk është se i pëlqen atij.

Fulham humbi gjashtë ndeshjet e ardhshme dhe Jol ishte shkarkuar. Zëvendësuesi i tij Rene Meulensteen zgjati vetëm 75 ditë dhe trajneri kontrovers Felix Magath nuk ishte në gjendje ta shpëtonte klubin prej rënies nga liga.

“Sigurisht, të shënosh një gol të tillë siç bëra unë, do të qëndroj me mua përjetë”, shprehet Kasami. “Ishte një fatkeqësi që ramë nga liga sepse Fulhami nuk është ngjitur që prej kur ika unë. Është një klub i bukur gjithashtu. Kam kujtime të mira aty. Ishte mjaft mirë për një kohë, por klubi u shit nga Mohamed Al-Fayed në verë (2013) dhe erdhi një pronar i ri. Ata patën një panik në nëntor, që ishte e panevojshme sepse Martin Jol është një trajner me përvojë. Pastaj e hoqën trajnerin tjetër dhe u bë një lëmsh. Tre trajnerë në një edicion nuk është kurrë mirë”, shtoi shqiptari.

Mobi Casa

Për Kasamin ato kohë të vuajtjeve tashmë kanë marrë fund. Ai është kthyer në Zvicër për të luajtur me Sionin. “Çdo gjë është mirë. Është afër Alpeve dhe një jetë komplet ndryshe. Jam duke luajtur rregullisht. Mendoj se kjo gjithmonë është gjëja kryesore për një futbollist, gjithmonë”, thotë Kasami.

Gjatë periudhës kur u largua nga Anglia ai pati edhe aventura të tjera. Suksesi në Olympiacos bëri që ai të kalojë zhgënjimin nga dështimi me Fulhamin. “Po luaja futboll në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i titujve më ndihmoi shumë”, shprehet reprezentuesi zviceran.

Por vendimi për t’u kthyer në Angli në huazim te Nottingham Forest sezonin e kaluar nuk i doli edhe aq mirë. “Nuk ishte një vit i lehtë sepse klubi ishte në tranzicion. Mendoj se erdha shumë herët. Nëse do të ishte këtë vit, do të ishte më mirë sepse klubi është në një situatë më të mirë sesa ishte. Nottingham Forest është një klub i rëndësishëm, por të luash në ‘Championship’ është më ndryshe se ne Premierligë. Premierliga është më shumë teknike dhe taktike sesa ‘Championship’. Synimi është të kthehem në Angli sepse kam kaluar pjesën më të mirë si futbollist atje. Së fundmi kam folur me menaxherin tim Mino Raiola dhe më tha se gjëja më e rëndësishme tani është që të përqendrohem në punën time dhe të luaj në nivelin e lartë, të realizoj gola dhe asistime. Jam ende i ri, jam vetëm 25-vjeçar dhe mendoj se jam rritur si futbollist”, thotë shqiptari.

Kasami ka qenë jashtë përfaqësueses së Zvicrës kohëve të fundit, por ai nuk ka hequr dorë nga shpresa për të marrë pjesë në Kupën e Botës. “Nëse luani në vendin tuaj, atëherë jeni në mendimet e trajnerit. Sigurisht nuk është Premierliga, por e patë çfarë i bëri Baseli Manchester Unitedit. Jam duke luajtur rregullisht dhe kurrë s’kam dyshuar në veten time. Nuk jam duke menduar çdo ditë për Kupën e Botës, por është qëllimi im kryesor tani. Qëllimi është që të kem vazhdueshmëri në punën time dhe pastaj çdo gjë tjetër do të shkojë siç duhet”, përfundoi Kasami./Zëri