Uji Dea

Rritja sekrete e vlerës së kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vlera e kontratës për autostradën “Arbën Xhaferi” ka pësuar ndryshime në vitin 2015. Larg syve të publikut Qeveria dhe kompania ndërtuese “Bechtel-Enka” janë pajtuar që vlera të rritet për 8.5 milionë euro në emër të përshkallëzimit të TVSH-së. Nga deputetët ky veprim i Qeverisë po cilësohet mjaft i dyshimtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Krahas pretendimit prej 63 milionë eurosh nga konsorciumi “Bechtel-Enka”, shteti i Kosovës dyshohet se është dëmtuar edhe me 8.5 milionë euro në projektin për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Larg syve të publikut, në dhjetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” kanë nënshkruar një ndryshim milionësh në vlerën e kontratës. Bëhet fjalë për 8.5 milionë euro më shumë sesa çmimi me të cilin ishte nënshkruar kontrata në fillim.

Mobi Casa

Ky ndryshim është bërë i njohur në një raport konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.

Kjo çështje ka ngritur shqetësime në radhët e deputetëve që janë pjesë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. Në raport thuhet se ndryshimi në vlerën e kontratës u bë si pasojë e zbatimit të pakos fiskale në vitin 2015, përkatësisht rritjes së TVSH-së nga 16 në 18 për qind.

Kjo diferencë u kalkulua në vlerën e kontratës “Arbën Xhaferi”, me një kosto prej 8.5 milionë eurosh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.