Mobi Casa

Ekonomisti: Investimet e huaja po shkojnë në patundshmëri, jo në sektorë prodhues

/ 1 minutë lexim
HW

Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.

Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.Mustafa ka thënë se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet.

Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e investitorëve.

Fundamenti

“Investimet e jashtme janë kryesisht në patundshmëri, jo në sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar. Cili investitor i huaj vjen me investu në një vend ku në Google sheh konflikt politik permanent…”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika të qarta industriale dhe stimuj për sektorët prodhues, në mënyrë që investimet e huaja të orientohen drejt aktiviteteve që rrisin eksportin, përmirësojnë bilancin tregtar dhe krijojnë vende pune të qëndrueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.