Hidromorava

Ardian Limani: Drita lufton në dy fronte dhe i lumtur që veshi fanellën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendërmbrojtësi i Dritës, Ardian Limani, i cili konsiderohet njëri ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Superligën e Kosovës në futboll, shpjegon për përgatitjet e skuadrës së tij Drita dhe ftesën ne Përfaqësuesen e Kosovës.

Kapiteni i “bardh e kaltërve” të Dritës, shpreson se skuadra e tij në fund të kampionatit do të stoliset me titull ose do të jetë fituese e Kupës së Kosovës.

Futbollistët e Dritës që nesër do të udhëtojnë për qytetin e Ohrit, ku do ti zhvillojnë përgatitjet për stinorin pranveror.
“Përgatitjet kanë shkuar jashtëzakonisht mirë, gjithçka ka qenë sipas planit por nuk ka qenë edhe shumë lehtë pasiqë intensiteti i përgatitjeve ka qenë i lartë, por me mjaft sukses i kemi përballuar”, ka thënë kapiteni Limani.

ARKATANA

Limani nuk dyshon se në fund të kampionatit me potencialin që ka skuadra e Dritës do të jetë kandidatë potencial në dy fronte.
“Paraqitjet të cilat i kemi pasur gjatë 18 xhirove të stinorit vjeshtor kanë qenë të mira, por kemi mundur diçka edhe më mirë por ky është futbolli, do të jemi kandidat të fort në dy fronte, jam i bindur se me kualitetin që kemi në skuadër do t’ja arrijmë qëllimin tonë”.

Kapiteni Ardian Limani, është mjaft i nderuar që ka marrë ftesën për të mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.
“Jam shumë i privilegjuar që do ta veshi fanellën e shtetit tim, kjo ka qenë një ëndërr si fëmijë dhe kjo ëndërr po bëhet realitet, ndjehem mirë dhe ndjej përgjegjësi të madhe ta përfaqësoj shtetin tim në garat ndërkombëtare, do të mundohem të jap më të mirën që di në ballafaqim me kombëtaren e Azerbajxhanit në mënyrë ta bindi Përzgjedhësin edhe për ftesat tjera”, ka bërë të ditur Ardian Limani./rajonipress/