ARKATANA

Xhevdet Shabani: Do të jap më të mirën për Dritën dhe Përfaqësuesen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, sulmuesi i Dritës, Xhevdet Shabani, për të cilin tifozët “Intelektualët” kanë respekt të jashtëzakonshëm, ka folur folur rreth skuadrës së tij Dritës dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Lojrat e mira të “Rrapës” kanë bërë që skuadra e Dritës të pozicionohet në pozitën e tretë në tabelën e Superligës së Kosovës por edhe Përzgjedhësi i futbollit të Kosovë, Muharrem Sahiti duke i parë lojërat e shkëlqyera të tij i ka bër ftesë në ndeshjen miqësore me Azerbejxhanin ta vesh fanelen e shtetit të Kosovës.

Xhevdet Shabani si gjithmonë i qetë për nga natyra por i “zjarrët” në fushën e blertë të futbollit, ka shpjeguar për përgatitjet e “bardh e kaltërve” të Dritës.
“Gjithçka është duke shkuar mirë, të gjithë futbollistët janë përkushtuar maksimalisht në këto stërvitje pak të mundimshme por fal kohës së mirë i’a kemi dal mjaft mirë, ndërsa brenda dy ditëve presim të udhëtojmë në Ohër.

Uji Dea

Për sulmuesin e Dritës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Shabanin ndeshjet në pranverë do të jenë mjaft të nxehta .
“Kemi mjaft futbollist cilësor në skuadër, jemi në garë si për titull njashtu edhe për Kupë, do të luftojmë në dy fronte mjaft seriozisht, besoj në bashkëlojtarët e mijë që do ta japim më të mirën për ngjyrat “bardh e kaltër”.

Shabani është mjaft i nderuar me ftesën që i është bërë në Përfaqësuesen e Kosovës.
“Ndihem mjaft mirë për këtë ftesë, është nder ti mbrosh ngjyrat e shtetit, në qoftëse më jep rastin Përzgjedhësi të luaj në këtë ndeshje miqësore do të jap maksimumin tim në fushë dhe shpresoj se do ta arsyetoj ftesën që më ka bërë”./rajonipress/