Abib Aliu nderon Dëshmorët e Kombit me vrapim Zhegoc, Varrezat e Dëshmorëve
Gjilan – Edhe pse i shtyrë në moshë, Abib Aliu, i cili në fillim të muajit mars mbush 65 vite, për nder të dëshmorëve të rënë për lirinë të cilën sot po e gëzojmë, ka vendosur që shtegun nga përmendorja e të rënve në Zhegoc gjerë te Varrezat e Dëshmorëve të vrapon duke i nderuar dëshmorët.
Aliu ka bërë të ditur se këtë vrapim simbolik për dëshmorët e kombit do ta vrapon me 3 mars.
“Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar për këtë vrapim, po e bëj për nder të dëshmorëve që dhanë jetën për popullin e Kosovës, ju bëj thirrje çdo qytetari i cili e donë atletikën me 3 mars t’na bashkëngjitet në këtë vrapim për të nderuar më të shtrenjtit e kombit që nuk kursyen jetën e tyre për popullin tonë”, ka bër të ditur Aliu.
Abib Aliu gjerë më tani ka vrapuar anembanë shtigjeve të Evropës në 8 maratona nga 42.195 km dhe në 28 gjysmë maratona nga 21.98 km
Aliu në karrierën e tij të atletikës në gara të ndryshme ka vrapuar 5 herë nga 30km, 6 herë nga 16km ndërsa mbi 20 herë nga 14 km.
Se sa është i çmuar Aliu në shtetin e Gjermanisë dëshmon se në Kampionatin Evropian të 20 për veteranë, Aliu ka përfaqësuar shtetin e Gjermanisë në qytetin Arhus të Danimarkës./rajonipress/


