FIDANISHTJA

Politika dhe politikanët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Samed Dërmaku – Politika njihej si veprimtari fisnike, deri në momentin kur njeriu u fut në politikë për të realizuar synimet dhe ambiciet personale, e formuluar dhe arsyetuar teoritikisht, në njëfarë mënyre nga Makiaveli, ku kishte thënë se: ‘Qëllimi arsyeton mjetin’! Këtu zë fill antipodi i konceptit antik të politikës i konceptuar nga Platoni dhe Aristoteli, ku si funksion të politikës parashihnin realizimin e të mirës së përgjithshme, nga njerëzit më të dijshëm dhe më të virtytshëm.

Në një ligjëratë nga sociologu Max Weber, pothuajse para një shekulli e njohur si: ‘Politika si profesion’, ndër të tjera thekson edhe dy gjëra sa i përket politikës dhe politikanëve.

E para, ai potencon se: ‘Njeriu në moment që futet në politikë, në njëfarë mënyre, një pjesë të shpirtit ia dorëzon djallit’!

Uji Dea

Aktualiteti politikë në Kosovë po dëshmon çdo ditë e më shumë, se këtu e pothuajse tek të gjithë shqiptarët kudo, politikanët tanë në momentin e futjes në politikë, jo një pjesë, po tërë shpirtin po ua falin djallit!

E dyta, Weber thekson se: ‘Ekzistojnë politikanë që jetojnë PËR politikën dhe politikanë që jetojnë NGA politika’. Fatkeqësisht, në politikën kosovare e shqiptare në përgjithësi, jemi dëshmitarë se, nga shembja e komunizmit në Shqipëri e paslufta në Kosovë, të pakët ishin ata politikanë që ‘jetuan PËR politikën, e shumica e tyre jetuan e po jetojnë NGA politika’!

Këtu tek ne ka edhe të atillë politikanë që synojnë për ta bërë politikën shkencë e të krijojnë kulte, këto tendenca janë të rrezikshme, sepse kjo mund shpie një vend drejt një shoqërie diktatoriale dhe despotike. Si do që të jetë, sot politika është bërë profesioni më profitabil dhe në anën tjetër nocioni më i urryer nga qytetarët!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.