Uji Dea

Gjilani nuk ndalet, përforcohet me 3 futbollist

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesia e Gjilanit siç duket shumë seriozisht është duke menduar për stinorin pranveror që pritet të jetë mjaft i nxehtë, në radhët e saja ka sjell tre futbollist mjaft cilësor. Ngjyrat “kuq e bardhë”, do t`i djersitin Edmond Turku si futbollist i lirë, Hasan Hyseni është huazuar nga Trepca’89 dhe futbollisti i Flamurtarit, Pleuart Hajdini.

Siç bëhet e ditur nga burimet brenda klubit këto ditë pritet të zbarkon një futbollist nga Nigeria dhe dy futbollist tjerë.

Mobi Casa

Para pak ditësh në mesin e Gjilanit ka përfunduar edhe futbollisti Fuat Karabeg nga Vllaznia e Pozheranit./sylejman ismajli/rajonipress/