UBT

Koalicion i madh ose Qeveri në duart e serbëve

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Janë vetëm edhe pesë ditë, që na ndajnë nga zgjedhjet, në mbrëmjen e së cilës do të marrim vesh edhe rezultatin preliminar, por analistët politikë, njohësit e proceseve të deritanishme zgjedhore, druajnë me plot të drejtë se edhe pas këtij procesi të ri, do të na përsëritet kriza institucionale e ngjashme me atë të vitit 2014.

Asnjëri subjekt nuk pritet të marrë shumicën e nevojshme

Janë vetëm edhe pesë ditë, që na ndajnë nga zgjedhjet, në mbrëmjen e së cilës do të marrim vesh edhe rezultatin preliminar, por analistët politikë, njohësit e proceseve të deritanishme zgjedhore, druajnë me plot të drejtë se edhe pas këtij procesi të ri, do të na përsëritet kriza institucionale e ngjashme me atë të vitit 2014.

Ky skenar i padëshirueshëm parashihet, për shkak se po pritet që asnjëri koalicion nuk do të arrijë të marrë vota të mjaftueshme për të bërë qeverinë vet. Në këtë kombinim do të jenë sërish serbët ata, të cilët do ta përcaktojnë koalicionin fitues dhe mundësinë e formimit të qeverisë së pakicës. Kjo zgjidhje jofunksionale, sipas analistëve politikë, vetëm sa do ta dëmtonte shtetin dhe qytetarët nga partitë politike të pangopura për ta marrë pushtetin dhe për të marrë sa më shumë pozita të larta dhe për të vazhduar të zhvatin qytetarët. Zgjidhja në këtë rast do të ishte një koalicion më i gjerë me bazë të shumicës shqiptare ose zgjedhjet e reja të përsëritura së bashku me lokalet në vjeshtën e këtij viti.

Analisti Gurakuq Kuqi, drejtor në Institutin e Pavarur për Studime Politike dhe Mediale, vlerëson se kriza së pari politike pastaj institucionale në Kosovë çdoherë po troket si një faktor në derë pas çdo palë zgjedhjeve qendrore, jo për fajin e institucioneve se ato janë abstrakte, por të njerëzve që dëshirojnë të zënë pozita aty. “Duke marrë parasysh që prapë është garnitura e njëjtë politike dhe strukturimin e tyre politik në koalicione nuk pritet që të jetë ndryshe”, u shpreh Kuqi.

Koalicionet për pazare

FIDANISHTJA

Sipas Kuqit, mund të na kërcënohet një krizë institucionale politike edhe brenda vetë koalicioneve të tanishme, pasi ndarja e posteve sidomos tek koalicioni PAN është në atë mënyrë që do të kërkonte një kulturë, tolerancë dhe sakrificë të madhe politike që të kapërdihej nga PDK-ja kandidatët për deputetë, të së cilës mund të mbivotojnë partitë e tjera. “Dhe, Kadri Veseli nuk mundi ta durojë as Isa Mustafën kryeministër dhe nuk besoj se mund ta durojë Ramush Haradinajn. Në anën tjetër të koalicionit LDK-AKRAlternativa, përveç LDK-së dy të tjerët anëtarë të koalicionit, janë njerëz dhe koalicione aq joserioze, saqë shumë lehtë mund t’i vësh në lajthitje e t’i shtysh të prishen me LDK-në”, theksoi ai. “Përderisa ‘Vetëvendosje’ është e gatshme për koalicion, por brenda kushteve dhe parimeve të veta, dhe kjo është e papranueshme për të tjerët rreziku real vjen edhe nga Lista Serbe, e cila vazhdimisht bashkë me Beogradin po tregon gjuhë të ashpër ndaj Haradinajt, ku bazuar në Kushtetutën e Kosovës ata janë pjesë e qeverisë dhe këtë mund të mos e përkrahin, që mund të sjellin një krizë të pastër politike dhe krijimin e institucioneve në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak të kokëfortësisë dhe kërkesave të paarsyeshme nga Lista Serbe”, tha Gurakuq Kuqi.

Ai mbetet skeptik që klasa politike e Kosovës do të veprojë esëll, që të kemi më në fund institucione stabile dhe mandat qeverisës për qytetarët e Kosovës, dhe bashkësia ndërkombëtare të jetë e gatshme që ta rregullojë punën me Beogradin dhe Listën Serbe. “Megjithatë, kjo është pak e pritshme, përderisa ne e shohim që koalicionet dhe gjitha trikat politike janë bërë vetëm për pazare politike dhe pushtet, e aspak bazuar mbi plane për zhvillimin e vendit”, potencoi Kuqi.

Kufizimi kushtetues

Prof. Riza Smaka vlerë- son se nga papërgjegjësia e Qeverisë në largim, si dhe nga vënia në funksion të politikave ditore të Gjykatës Kushtetutare edhe nëpërmjet dhënies së opinionit në kundërshtim me nenin 95 par. 1 të Kushtetutës, është krejt afër mendjes dhe e mundshme që të përsëritet bllokada institucionale penguese për formimin e Qeverisë së Kosovës edhe pas këtyre zgjedhjeve. “Qeveria në largim e sipër është dashur që të procedonte sikundër duhet edhe një amendament në dispozitën e nenit 95 par. 1 të Kushtetutës ashtu që edhe shprehimisht të formulohej klauzola kushtetutare, e cila e mundëson autorizimin e koalicionit të dytë për të provuar formimin e Qeverisë, po që se koalicioni i parë do të dështonte. Në këtë mënyrë është dashur të interpretohej Kushtetuta nga Gjykata Kushtetutare, por ajo ka vepruar të kundërtën, ashtu që e ka pasur përfillur interesin politik ditor dhe konform me të e ka pas dhënë shpjegimin bizar, sipas të cilit nëse koalicioni i parë me mandate nuk do të mund të formonte Qeverinë, e njëjta nuk do të mund të formohej rrjedhimisht nga koalicioni politik i dytë!”, tha Smaka për “Kosova Sot”

Partitë të vetëdijesohen

Politologu Albinot Maloku pret që vetë subjektet politike të jenë vetëdijesuar dhe duke respektuar gjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, të gjejnë zgjidhje për të mos e futur vendin në krizë eventuale të ngjashme. “Ikja nga një krizë institucionale pas zgjedhjeve është menduar të jenë koalicionet e mëdha. Këto koalicione mund të konsiderohen edhe si kristalizuesit e fotografisë së skenës politike pas 11 qershorit. Konform kësaj, dua t’i shoh me optimizëm edhe rrjedhat pas 11 qershorit në lidhje me formimin e institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. “Se cili nga koalicionet do të dalë i pari, unë nuk do të paragjykoja, mirëpo çdo gjë varet, sidomos pas verdiktit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, se kush nga koalicionet del i pari dhe i cili ka të drejtën e pasjes së kryetarit të Kuvendit dhe fillimin e krijimit të qeverisë së re. Kur flasim për pjesëmarrjen e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në qeverinë e re, pa dyshim të gjithë do të jenë pjesë edhe e institucioneve edhe e pozicioneve drejtuese si në qeveri e ashtu edhe në Kuvend. Kushdo nga koalicionet, që formon qeverinë e re, do t’i ketë edhe përfaqësuesit e pakicave në qeverisje”, u shpreh Maloku./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.