HW

Majko: Biznesi pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë në RTSH 1, duke zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që praktikisht i bën marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten në nivelin e Abetares, ndërkohë që Kosova i afrohet 10 vjetorit të pavarësisë.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë: ‘prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim’.

HW

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në foks të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, tha Majko në emisionin “Përballë”.

Ministri Majko i qëndron idesë se porti i Shëngjinit, një premtim i pambajtur i qeverisë Rama dhe i artikuluar edhe nga Majko vet, do të kishte ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Duhet ta kishim dhënë prej kohësh, nuk u bë realitet. Nëse sot Kosova do ta kishte portin e Shëngjinit gjërat do të ishin shumë ndryshe, qoftë në Shëngjin, qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën”, u shpreh ai në RTSH 1. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.