Mobi Casa

Gërxhaliu: Dominimi i agjendës politike në Kosovë po i dëmton proceset ekonomike

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se dominimi i agjendës politike në Kosovë po i dëmton proceset ekonomike.Në një bisedë me Ekonomia Online, Gërxhaliu numëron si sfidat kryesore me të cilat është përballur komuniteti i biznesit në vitin 2017 politizimin e skajshëm të proceseve në Kosovë, mungesën e sundimit të ligjit, informalitetin dhe ekonominë e kriminalizuar, si dhe problemet me energjetikë.

“Fakti që 19 vjet pas luftës e kemi këtë shkallë të papunësisë – që në vitin 2017 ka një rritje prej 2,9 për qind në krahasim me vitin 2016 – e dëshmon më së miri sa larg jemi nga këto procese dhe dëshirat që i kemi për stabilitet ekonomik. Kosova edhe më tutje e vazhdon avazin e eksportit të parasë së gatshme, duke importuar mallra nga jashtë… Djersa e diasporës kosovare kudo në botë, e cila dërgohet në Kosovë, qoftë në formë të remitancave qoftë në forma tjera, është e gjykuar paraprakisht për t’u eksportuar jashtë”, shprehet ai.

“Definitivisht duhet të pranohet realiteti që në Kosovë falë dominimit të agjendës politike janë anashkaluar procese ekonomike. Fakti që në Parlamentin e Kosovës, gjatë vitit 2017, janë kaluar vetëm pesë ligje e dëshmon më së miri se sa shumë në Kosovë flitet për politikë dhe sa pak bëhet për ekonomi. Në Kosovë flitet për krizë ekonomike, por gjeneza e krizës ekonomike është mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit dhe kriza juridike”.Sipas kreut të OEK0ut, agjenda e stërngarkuar politike nuk krijon hapësirë për rezultate pozitive në ekonomi.“Viti 2017 është karakterizuar me një agjendë politike të stërngarkuar. Fakti që kemi pasur tri palë zgjedhje e dëshmon këtë realitet të hidhur. Në një shtet ku agjenda politike është dominante shumë është vështirë për të biseduar për rezultate konkrete në sferën ekonomike”.

Uji Dea

Por Gërxhaliu, konsideron se përkundër një dominimi të agjendës politike, sektori privat e ka dëshmuar veten që është gjenerator i stabilitetit politik, gjenerator i stabilitetit social, përshpejtues i proceseve integruese, në të njëjtën kohë dhe promotor i përmirësimit të imazhit të Kosovës.

Ai përmend sfidat kryesore të komunitetit të biznesit gjatë vitit që lamë pas. “Top sfidat me të cilat është përballur komuniteti i biznesit në vitin 2017 është politizimi i skajshëm i proceseve në Kosovë, është një mungesë e sundimit të rendit dhe ligjit është informaliteti që vjen nga veriu dhe ekonomia e kriminalizuar; është energjetika dhe problemet me energjetikë, të cilat vërtet janë duke e dëmtuar në rend të parë sektorin prodhues. Kjo bën që prodhimi që bazohet në lëndë të parë në Kosovë dhe me fuqi punëtore kosovare është 13% më i shtrenjtë krahasuar me importin”.“Diçka që duhet në mënyrë urgjente të përmirësohet në vitin 2018, krahas sundimit të rendit dhe ligjit, është një riaktivizim ose një rifreskim i diplomacisë ekonomike për të cilën në Kosovë. Si duket edhe ata që flasin në emër të këtij termi, pak e dinë çka nënkupton diplomacia ekonomike”, tha ai.

Kryetari i Odës beson se krijimi i disa lehtësirave fiskale nga Ministria e Financave mund të japë rezultat pozitiv në bërjen e biznesit.“Pres që të kemi krijim të vendeve të reja të punës nga sektori privat, të kemi shtim të gamës së produkteve ‘Made in Kosova’, të kemi përmirësim të bilancit të pagesave, sepse Kosova vërtet nuk mund të arrijë objektivat e veta në qoftë se eksporton para të gatshme. Fakti që kemi vënë prioritet në këto masa fiskale, edukimin, sundimin e rendit dhe ligjit, mbështetjen e biznesit me teknologjinë moderne dhe sektorin e IT-së e dëshmon më së miri që po të kemi sundim të rendit dhe ligjit, po të kemi ekspertizë shkencore këto masa fiskale vërtet do të jenë në funksion të zhvillimit dhe to të gjenerojnë efektet e pritura pozitive”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.