Uji Dea

Çmimet tejet të larta – Qytetarët ankohen, fajësojnë edhe Qeverinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjithnjë e më shumë po rëndohet xhepi i qytetarëve. Ata po përballen me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në produktet bazë, duke e bërë kështu situatën edhe më të papërballueshme, raporton Ekonomia Online.

Të vështirë e bën edhe fakti situatës politike e mungesa e institucioneve.

Ata kërkojnë formimin urgjent të institucioneve dhe marrjen e masave që çmimet të stabilizohen.

Qytetari Faruk Halimi për Ekonomia Online është shprehur se me pensionin që merr po e ka shumë të vështirë t’ia del, pa çka thekson se çmimet janë tejet të larta. E vetmja shpresë për të është formimi i Qeverisë që sipas tij do të mund të ndërmerrte veprime të cilat nuk do të lejonin një rritje të tillë.

“Nuk mbaj mend deri më tani që ka pasur çmime më të larta dhe për këtë kemi protestuar, por Qeveria i ka fajet dhe aq më shpejt që formohet Qeveria, aq më shpejt çmimet do të zbresin. Energjia e ka tepruar, sidomos për neve pensionistët. Unë do t’i lusja Qeverinë me u formu sa më shpejt. Çmimet janë ‘tranu’, na kanë çuar mendtë. E ka tepruar me çmime dhe duhet me i ulë këto çmime. Jo, kurrsesi nuk po mundemi me ia dalë, edhe pse e kanë rritur pensionin, as për barna nuk po del, e lëre më për të tjerat”, tha Halimi.

FIDANISHTJA

Edhe Nexhmi Haziri fajësoi politikën që sipas tij ata po luftojnë vetëm për pushtet të tyre por jo edhe për shtetin e qytetarin.

“Me shumë vështirësi po ia dalim. Çmimet po hipin çdo ditë, pasi nuk ka Qeveri, nuk ka Kuvend siç duhet, nuk ka kush të udhëheqë si duhet. Besoj që bëhet më mirë tash, edhe pse 9 muaj jemi pa formim. Të paktën vitin e ardhshëm, se ky vit shkoi. Kërkesa ime është të formohet Qeveria, të formohet Kuvendi, të formohen krejt institucionet dhe të na udhëheqin siç duhet, e jo ‘shkel e shko’. Ata po luftojnë vetëm për pushtet e jo për shtet. Shtetin dhe popullin i kanë lënë mënjanë”, tha ai.

Por një mendim krejtësisht ndryshe e ka Sejdi Mehmeti nga Podujeva.

“Ne edhe populli, askush s’na ka faj për këto gjëra, por po ju them diçka: ky popull dhe këta nëpër opozita e parlamente dinë me gënjy. Dilni e shikoni, këtu s’po mbjellim panxhar sheqeri që të bëhet sheqer. Le të shohin çmimet në Hungari, Rumani e Bullgari le të shikojnë ku është çmimi. Ne shqiptarët jemi tranu. Kurrë shqiptari, prej se jeton në këtë vend, nuk i ka pasur punët më mirë. Shikoni fëmijët nëpër shtëpi, telefonat 400–500 euro. Qysh mundet me thënë ai ‘s’po mundem me përballu’? Çdo shtëpi i ka 2–3 kerri, askush nuk mban lopë, e Albin Kurti don me ia sjell lopën. Çmimet janë në rregull se ne nuk po prodhojmë asgjë. Shikoni ushqimet dhe pijet, hyni në restorantin më të shtrenjtë, më i liri ku është? Jashtë. Këtu është më i shtrenjti”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.