Fundamenti

Ministri i Haradinajt: Pagat duhet të rregullohen me ligj

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Pagat në sektorin publik duhet të rregullohen me ligj, thotë ministri i Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online. Iniciativa që kjo çështje të rregullohet më ligj është e kamotshme, por që nuk ka gjetur ende zbatim.

Por sipas shefit të kuletës së shtetit, pagat nuk mund të rregullohen me vendim të veçantë, ndonëse ditë më parë kreu i ekzekutivit mori vendim që të rrisë pagën për vete dhe një pjesë të stafit të tij.

Rritja e pagës së kryeministrit do të ndikojë edhe rritjen e pagave në sektorë të tjerë. Prandaj, Hamza tha se patjetër është i nevojshëm nivelizimi sepse për punën e njëjtë paga është e ndryshme edhe në ministri e Qeveri.

Hamza paralajmëron se nivelizimi i pagave do të sjellë edhe uljen e pagës nëse vlerësohet se janë kaluar limitet e lejuara.

“Nëse kjo fushë nuk rregullohet me ligj atëherë po e them me përgjegjësi është fushë e parregullume, ka pabarazi, ka njerëz që për punë të njëjta, për punë të ngjashme paguhen ndryshe ka edhe përbrenda Ministrisë edhe brenda Qeverisë, prandaj kjo reformë e rregullon komplet krejt sistemin e sektorit publik, duke e përfshi edhe Kuvendin, edhe Presidencën, edhe Qeverinë”, sqaroi Hamza.

ARKATANA

“Ndoshta dikujt do t’i rritet paga për shkak të nivelizimit, për shkak të trajtimit korrekt të kësaj çështjeje, por ka raste nëse dikush i ka kaluar limitet e mjaftueshme ka me pas efektin edhe me zvogëlimin e pagës. Mirëpo, nuk mendoj që çështja e pagave në sektorin publik nuk mund të rregullohet me vendime të veçanta duhet të rregullohet me ligj qysh e kanë shumica e shteteve të rregulluar dhe duhet të ketë edhe Kosova, ka pasur tentativa disa herë për këtë çështje, por besoj që është koha e fundit shërbimi publik duke e përfshi shërbimi civil, shëndetësinë, policinë dhe të gjitha të tjerat, të rregullohen me ligje dhe të kenë një trajtim korrekt, brenda sistemit publik”, tha ministri.
Ministri Hamza ka paralajmëruar rritjen e pagave prej 4% nga janari në të gjithë sektorët, edhe pse thotë se çdo rritje e pagave ndikon negativisht në buxhetin e shtetit ngase rriten shpenzimet.

Por, sipas tij, kjo duhet të ndodhë sepse është pjesë e obligimeve që kanë marrë institucionet, raporton EO.

Madje, ai tha se edhe numri i madh i ligjeve që kanë qëllim vendosjen e rregullit në Administratën Publike, edhe pse kanë kosto buxhetore duhet të miratohen ngase janë obligime që Kosova ka marrë nga MSA-ja.

“Çdo vendim i cili ka kosto, ka impakt negativ në buxhetin e Kosovës dhe ndikon në buxhetin e Kosovës, i rrit shpenzimet e buxhetit të Kosovës. Unë besoj dhe është pjesë e obligimeve tona që kanë marrë institucionet e vendit tonë që të shtyjmë përpara reformën e administratës publike”.

“Ne kemi folur gjatë për disa ligje që duhet të aprovohen, unë si ministër i Financave edhe në supozimin që këto ligje kanë kosto shtesë Ministria e Financave do t’i përkrahë me qëllim që të krijojmë një rregull dhe një rend në sektorin publik. Ligjet që janë në strategji legjislative dhe cilat ka marrë obligim Ministria e Administratës Publike, Qeveria e Republikës së Kosovës janë pjesë e Marrëveshjes së MSA-së që të shtyhen përpara, unë besoj se do të adresohen në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha Hamza.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.