Xhemaili nuk kthehet në Evropë
Blerim Xhemaili nuk pritet të largohet nga Montreal Impacti i Kanadës edhe në sezonin e ardhshëm.
Sipas disa raportimeve të mëhershme, mesfushori shqiptar kishte shprehur interesim për kthim në Evropë, por “tvasports” shkruan se ylli i Zvicrës është plotësisht i fokusuar në projektin e klubit që zhvillon garat në ligën amerikane MLS, transmeton Albinfo.ch.
Xhemaili iu bashkua kësaj skuadre në maj, pas huazimit nga Bologna. 31-vjeçari deri tani ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme. Në 22 paraqitje për Montrealin sezonin e fundit ai ka shënuar shtatë gola e ka pasur 10 asistime.
http://www.albinfo.ch/xhemaili-nuk-kthehet-ne-evrope/


