UBT

Dikush të japë përgjegjësi për faturat e veriut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Faturimi i energjisë së shpenzuar nga serbët e veriut tek qytetarët e tjerë të Kosovës përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit ka konstatuar se me këtë veprim janë shkelur së paku katër ligje bazë.

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE) që ta bëjë kompensimin e pagesave për qytetarët që janë dëmtuar duke paguar fatura për harxhimin e energjisë së qytetarëve të tjerë në veri. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet nga ZRE-ja avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” thotë se do t’u drejtohet Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të ndikuar që ZRE-ja ta përfillë këtë rekomandim të avokatit të Popullit, kurse në anën tjetër do të vazhdojë rruga ligjore në gjykata për ta kompensuar dëmin shkaktuar qytetarëve të tjerë në pjesën jugore të vendit.

Madje Jashari ka thënë se kjo shkelje duhet t’i sjellë para përgjegjësisë juridike ata që kanë nxjerrë një vendim të tillë.

Uji Dea

Zëri: Z. Jashari, faturimi i energjisë së veriut tek qytetarët e tjerë të Kosovës a paraqet shkelje të të drejtave të njeriut?

Jashari: Po, ne e kemi vlerësimin në një raport zyrtar, që tash është dokument publik, ku i kemi rekomanduar për herë të parë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE). Kemi konstatuar së paku katër shkelje të ligjeve bazë, që janë; Ligji për Energjinë, Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe Ligji për Marrëdhënie Detyrimore. Të gjitha këto ligje, ne kemi konstatuar, janë një analizë e mirë në raportin specifik që i është bërë ZRE-së dhe janë konstatuar të gjitha këto shkelje. Kjo analizë i është adresuar edhe sistemit gjyqësor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.